14.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStuhi ‘të padëgjuara’ po bëhen më të zakonshme/ ‘Fluturojnë’ çatitë e shkulen...

Stuhi ‘të padëgjuara’ po bëhen më të zakonshme/ ‘Fluturojnë’ çatitë e shkulen pemët në Itali, dëme të shumta në banesa, biznese dhe automjete

Këtë fundkorriku, italia po përjeton efektet e ngrohjes globale.

Një pjesë e vendit është përfshirë nga temperatura mbi 45 gradë celcius, ndërsa pjesa tjetër po përjeton stuhi të fuqishme, shira të rrëmbyeshëm dhe breshër.

Në Lombardi, gjatë fundjavës, u regjistruan dëme të shumta për shkak të përmbytjeve ndërkohë që rajoni mbetet nën alarm për shi dhe stuhi.

Në rajonin e Cremones, 10 komuna kanë përjetuar një natë më parë 40 minuta makthi, era dhe breshëri, me kokrra të mëdha sa një top tenisi, kanë shkaktuar kaos. Pemët janë shkulur me rrënjë dhe kanë rënë mbi makina.

Erë me shpejtësi 100 km në orë është regjistruar edhe në Ravenna që më parë ishte prekur nga përmbytjet. Pemët e shkulura me rrënjë nuk kanë kursyer as një kopsht fëmijësh, ndërsa disa shtëpi kanë humbur edhe çatitë.

LEXO EDHE: “Tërmete, përmbytje…”/ Banka Botërore përsërit apelin: Shqipëria e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore

Stuhi ‘të padëgjuara’, bëhen më të zakonshme

Shkencëtarët paralajmërojnë se një atmosferë më e nxehtë është një atmosferë më e lagësht.

Ajri më i ngrohtë mund të mbajë më shumë ujë, duke ndihmuar në prodhimin e reshjeve më intensive dhe stuhive më të forta.

Me temperaturat e oqeanit më të larta në Gjirin e Meksikës, uraganet po intensifikohen me një ritëm më të shpejtë.

Ndërsa klima ngrohet, stuhitë që dikur mendohej se ishin jashtëzakonisht të rralla, priten të bëhen më të shpeshta.

Rëndësia e të qënurit i siguruar

Për arsyet e sipërcituara dhe jo vetëm, ekspertët e sigurimeve kanë kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve që të sigurojnë shëndetin dhe pronën, si mënyra më e mirë për ti dalë përpara të keqes.

Ne nuk duhet të presim që zjarri, uji apo tërmeti të na mbërrijë tek dera dhe më pas të rrimë dyerve të institucioneve shtetërore për ndihmë, por duke qenë të siguruar privatisht, për çdo dëm që pësojmë kompensohemi në vlerën reale dhe në kohë sa më të shpejtë.

Siguracioni ruan pasurinë dhe ul riskun financiar

Shumë katastrofa nuk mund të shmangen, veçanërisht katastrofat natyrore, gjithsesi efektet e tyre ekonomike dhe sociale mund të zbuten nëpërmjet një manaxhimi të mirë dhe parandalimi.

Sigurimi i pronës ndikon në jetën e gjithkujt dhe në gjithë ekonominë e vendit. Nga vlerësimi dhe matja e riskut të katastrofave, modelimi i tij, ne do të përpiqemi të tregojmë se cilat janë mënyrat më të mira për të manaxhuar riskun që lidhet me ngjarjet katastrofike, sa i kushtojnë ekonomisë dhe si mund të implementohen në vendin tonë.

Fatkeqësitë natyrore janë të shoqëruara me humbje në numër të madh jetësh njerëzish, me dëme kolosale të karakterit ekonomik e social, por edhe me prishjen e trendit në zhvillimin ekonomik të vendeve, si dhe këputjen e zinxhirit të ekuilibrave mikro dhe makro-ekonomike.

Vitet e fundit shpeshtimi i ngjarjeve me natyrë katastrofike dhe rritja e dëmeve të shkaktuara prej tyre, shihen si një kërcënim i madh për zhvillimin ekonomik, social dhe human në shumë zona të prekura ose që rrezikojnë të preken prej tyre.

Ndikimi i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë.

Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë ndikimin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

Në rastin e qeverisë, sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë ndikimet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.

Sigurimet e Pronës, ende shumë lirë dhe vetëm një klik larg

Për fatin e mirë të qytetarëve shqiptarë, Sigurimi i Pronës në vendin tonë është ende shumë i lirë.

Për shembull, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, e ofron duke nisur nga vetëm 25 Lekë në ditë.

Për më tepër, Siguracionet e Pronës tashmë mund ti blini, Online, kudo që të ndodheni.

Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg.

Hyni në https://sigal.com.al/online/ dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

Shtëpia apo biznesi janë investimet tona më të mëdha.  Nëse edhe ti akoma nuk je siguruar, mos prit më. Siguroje tani pronën dhe vijo jetën qetësisht…

LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës në stinën e zjarreve / Ponari: Siguracionet nuk parandalojnë fatkeqësitë, ato paguajnë dëmin financiar

Sigurimin e sotëm mos e ler për nesër.

Merr një ofertë tani, duke shkruar në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat