9.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Sigurimi i Sëmundjeve”/ SIGAL UNIQA, kompania lidere në tregun shqiptar

“Sigurimi i Sëmundjeve”/ SIGAL UNIQA, kompania lidere në tregun shqiptar

Jo vetëm në sigurimet motorike dhe të pronës. SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania numër 1 në tregun shqiptar edhe sa i përket sigurimit të Shëndetit.

Këtë e fakton edhe raporti i publikuar një ditë më parë nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shkurt 2022.

Sipas raportit, të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-shkurt 2022, arritën në rreth 228 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 36.84% në krahasim me periudhën janar-shkurt 2021.

Ndërkohë që, sa i përket produktit “Sigurimi i Sëmundjeve” SIGAL UNIQA ze 46% të tregut duke mbajtur ende rolin e lideres në treg dhe duke përforcuar faktin se shqiptarët i besojnë kësaj kompanie shëndetin e tyre.

LEXO EDHE: Raporti i AMF/ Shqiptarët i besojnë shëndetin SIGAL-it, kompania që paguan më shumë dëme

Edhe në dëmet e paguara, raporti i AMF tregon se SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania e sigurimeve që paguan më shumë.

Në periudhën janar-shkurt 2022, dëmet e paguara nga SIGAL zenë mbi 50% të totalit dhe me një diferencë të theksuar me kompanitë e tjera në treg.

LEXO EDHE: VIDEO/ ‘Bëni siguracionin “Jetë Plus” dhe mblidhni mendjen’, dëgjoni këshillën e moderatorëve të Fiks-it

Sigurimi privat i shëndetit është mundësi për mbulimin 100% të kostove financiare që duhet të përballojë çdo individ në rast se pëson një aksident apo sëmundje të papritur.

SIGAL UNIQA ofron paketa sigurimi individuale dhe familjare, të cilat ofrojnë mbulimin e ekzaminimeve shëndetësore duke filluar nga check up-i rutinë vjetor; trajtimet mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti, si dhe shpenzimet në rast ndjekje të shtatzanisë në spitalet private brenda dhe jashtë Shqipërisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat