8.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i automjeteve/ Më shumë klientë të dëmshpërblyer nga SIGAL, 6% më...

Sigurimi i automjeteve/ Më shumë klientë të dëmshpërblyer nga SIGAL, 6% më shumë se 1 vit më parë

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi paraditen e sotme raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-tetor 2021.

Sigurimet Motorike vijojnë të dominojnë tregun e sigurimeve në Shqipëri me 66.95%, duke lënë pas Pronën me rreth 20% dhe Shëndetin me 13.72%.


Sa i përket ndarjes së tregut në sigurimet motorike dhe kompanive aktore në treg, SIGAL UNIQA Group Austria renditet e para me 21.47%.

NDARJA E TREGUT 

Sipas AMF, dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-tetor 2021 kapën vlerën 3,333 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 31.67% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-tetor 2021 arritën rreth 9,616 milionë lekë, ose 12.77 % më shumë se në periudhën janar-tetor 2020.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-tetor 2021, pati një rritje prej 7.99% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.72% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-tetor 2021 pati një rritje prej 27.78% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 57.65% krahasuar me periudhën janar-tetor 2020.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-tetor 2021, pati një rritje 137.73% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-tetor 2020. Edhe numri i kontratave u rrit me 165.09%.

Sa i përket kompanive, SIGAL UNIQA Group Austria ze pjesën më të madhe të dëmeve të paguara, 27,41% teksa një vit më parë ishte rreth 6% më pak, 21.22%.

Nëse flasim për shifra konkrete, dëmet motorike të paguara nga SIGAL UNIQA në periudhën janar-tetor 2021 kapin vlerën e 913,571,000 Lekë.

DËMET E PAGUARA

Lexo edheRaporti janar-tetor 2021/ Sigurimet e detyrueshme zënë 61% të tregut të sigurimeve në Shqipëri

Raporti i plotë i AMF

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat