23.5 C
Tirana
Monday, May 13, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar

Aksident në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar

Një 20-vjeçar humbi tragjikisht jetën në një aksident të ndodhur në Padova të martën. Viktima është A. Vocaj.

Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, i riu po udhëtonte me motor kur për shkaqe momentalisht të paqarta, humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në anën e kundërt të rrugës.

Në atë moment, ai u përplas me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar italian, i cili nuk mundi të shmangte impaktin me motorin. I riu shqiptar gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

Nuk përjashtohet as mundësia e një manovre të gabuar apo që i riu shqiptar mund të jetë ndjerë keq papritur.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat