14 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreSigurimet/ Dëmet nga aksidentet rriten me 43%, ja kompania që paguan më...

Sigurimet/ Dëmet nga aksidentet rriten me 43%, ja kompania që paguan më shumë

Vitin e kaluar, pandemia kufizoi pjesërisht lëvizjen, duke sjellë si efekt anësor një numër më të vogël aksidentesh dhe më pak dëme të paguara nga shoqëritë e sigurimit. Por këtë vit, kthimi në normalitet ka sjellë një rritje të aksidenteve me 20% krahasuar me një vit më parë dhe, menjëherë, edhe një rritje të fortë të dëmeve të paguar nga kompanitë e sigurimit.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për periudhën Janar-Gusht të këtij viti, kompanitë e sigurimit të jo-jetës kanë paguar 2.15 miliardë lekë dëme në klasat e përgjegjësive motorike ndaj palëve të treta.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dëmet në sigurimet e detyrueshme motorike janë rritur me gati 43% dhe përbëjnë më shumë se gjysmën e dëmeve totale të paguara nga kompanitë e sigurimeve.

Dëmet këtë vit kanë kaluar ndjeshëm edhe nivelet e shënuara në vitin 2019, me pothuajse 16% më shumë.

Sa i përket kompanive, SIGAL UNIQA Group Austria është ajo që ka edhe numrin më të lartë të dëmeve të paguara për këtë vit, me 28.20% të totalit.
Kompania më e madhe e sigurimeve në vend le pas Sigma dhe AlbSig me 20.54% e 13.73%.

Sigurimet e detyrueshme motorike historikisht kanë dominuar strukturën e dëmeve në sigurime, ashtu si edhe atë të primeve. Përjashtim bëri vetëm viti i kaluar. Kjo erdhi sidomos për shkak të rritjes së dëmeve në sigurimet e pronës, të lidhura direkt me tërmetin e nëntorit 2019, por pjesërisht edhe për shkak të më pak dëmeve të ndodhura në sigurimet motorike, veçanërisht në periudhën e kufizimeve drastike të lëvizjes së mjeteve.

Lexo edhe: Sigurimi i Jetës/ Mbi 9 miliardë Lekë gjatë Janar-Gushtit, ja kush e zë pjesën më të madhe

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat