U mbyll me sukses pjesëmarrja 5-ditore e SIGAL Audiobooks në Panairin e Librit 2021.
Platforma e parë e librit audio në shqip u mirëprit nga vizitorët në Pallatin e Kongreseve, të cilët shfaqën interes për të shkarkuar aplikacionin.
Nga ana tjetër, edhe shtëpitë botuese, edhe autorë të ndryshëm kërkuan të ishin pjesë e platformës AudioBooks.al.
Platforma e parë e librave audio në Shqipëri, ide e CEO-s së SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari, fton Shtëpitë Botuese në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Diasporë ti bashkohen platformës, e cila është unike në llojin e saj në vendin tonë dhe jo vetëm.
Edhe familjet që janë në emigracion, nëse duan që fëmijët apo nipërit e tyre duan të flasin shqip, le tu shkarkojnë aplikacionin që vlen për çdo grupmoshë.
Disa nga qindra përshtypjet që morëm nga qytetarë të ndryshëm:
“Kjo është e ardhmja…”
“Nismë shumë e bukur. Përgëzime”
“Kjo është gjëja më e bukur e SIGAL. Prandaj dhe siguracionin e makinës e pres këtu gjithmonë”
“Ua kam sygjeruar nipërve të mi që kanë lindur në SHBA për të mësuar shqip”
“Babai im është i verbër. Blejmë gjithmonë libra audio. Nuk e dija që ekzistonte diçka e tillë”…
Në të ardhmen, SIGAL Audiobooks do të jetë në evente të tjera kulturore, në shkolla, universitete dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë e Shqiptarisë.
📌 Kush nuk e ka bërë ende, le ta shkarkojë tani SIGAL Audiobooks në App Store dhe Play Store dhe ta marrë librarinë me vete.
Mirë u dëgjofshim 🎧👋
Lexo edhe: Top News: “Audiobooks.al”, merre librarinë kudo me vete