15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtohen të prekurit me kancer në Korçë, "Sigurimi anti Tumor", ndihmë e...

Shtohen të prekurit me kancer në Korçë, “Sigurimi anti Tumor”, ndihmë e madhe për qytetarët

Sëmundja e kancerit në mushkëri duket se ka pësuar rritje të rasteve të të prekurve në Korçë.

Pandemia ka qenë periudha që ka ndikuar në mungesën e ekzaminimeve të qytetarëve për ta diagnostikuar sa më shpejt.

Sipas mjekes pneumologe Diana Aliçkolli, e cila prej vitesh ushtron profesionin e saj pranë spitalit rajonal të Korçës, ka disa faktorë që ndikojnë në krijimin e kësaj sëmundjeje.

Diana Aliçkolli, Mjeke Pneumologe: “Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të të prekurve me këtë sëmundje. Shkaqet kanë qenë të ndryshme. Por periudha e pandemisë i ka tërhequr pak njerëzit nga ekzaminimet e mirëfillta që bëhen për ta diagnostifikuar sa më shpejt këtë sëmundje. Faktorët kryesorë janë faktorë jo etimologjie të mirëfilltë: është trashëgimia, duhani është armiku kryesor, dieta dhe jeta jo aktive”.

Të kurosh sëmundje të tilla kërkon shpenzime të mëdha financiare. Ndaj nuk janë të paktë familjet që futen në borxhe në situata të tilla, marrin kredi bankare apo shesin prona, makina etj.

Për ti ardhur në ndihmë qytetarëve, pasi solli për herë të parë në Shqipëri siguracionin “Jetë Plus“, SIGAL UNIQA Group Austria lançoi këtë fillimvit një tjetër risi, “Sigurimin anti Tumor”.

LEXO EDHE: “Zgjidhje inovatore”, kompania austriake: SIGAL UNIQA lidere në sigurimet shëndetësore në Shqipëri, e vetmja që ofron shërbimin “TeleShëndet” dhe sigurimin dedikuar sëmundjeve kritike

SIGURIMI ANTI TUMOR NGA SIGAL UNIQA

Nën mototn “merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”, ky produkt unik vjen si bashkëpunim i SIGAL UNIQA me gjigandin “Swiss Re” duke ofruar mbulim financiar të menjëhershëm në rast diagnostifikimi me një prej këtyre dy sëmundjeve.

Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari. Duke filluar nga 5 mijë euro deri në vlera 50 mijë apo më shumë.

Meqënëse dëmshpërblimi akordohet në formë cash, në mënyrë të menjëhershme nga SIGAL UNIQA vetë i siguruari vendos se si do ta shpenzojë këtë shumë për trajtimin e tij mjekësor.

Qytetari duhet ti përgjigjet vetëm një pyetje, “nëse aktualisht ka kancer apo është diagnostikuar më parë me të”. Në rast se i përgjigjet “Jo” kësaj pyetjeje, atëherë kualifikohet për t’u siguruar dhe nëse gjatë kohës që është i siguruar, diagnostikohet me këtë sëmundje me dy opinione të pavarura mjekësore që e konfirmojnë, atëherë të siguruarit i akordohet shuma e siguruar CASH dhe menjëherë.

Përfitimet e “Sigurimit anti-Tumor”:

– Ndihma financiare që ju nevojitet në luftën kundër tumorit malinj.

– Merrni përfitime në para për trajtimin e tumorit malinj

– Dëmshpërblim në masën e shumës së siguruar në formë të menjëhershme.

– Opinion i dytë mjekësor nga qendrat mjekësore më të specializuara në botë për çdo diagnozë të identifikuar

– Tarifë mujore e përballueshme për këdo

– Mund të porositet edhe Online në www.sigal.com.al

Kush mund të sigurohet? Çdo person që është rezident në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, nga mosha 0-80 vjeç.

Çmimi? Në varësi të moshës dhe gjinisë së qytetarit.

Nëse ju nevojitet më shumë informacione, shkruani në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 0686062829

LEXO EDHE: Një traditë e shkëlqyer prej vitit 1999/ Sigurimi Privat i Shëndetit vijon ti besohet SIGAL UNIQA-s

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat