10.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet'Shtim i masave mbrojtëse'/ Aksidentet me monopatinë, ortopedi: Raste me dëmtime të...

‘Shtim i masave mbrojtëse’/ Aksidentet me monopatinë, ortopedi: Raste me dëmtime të ndryshme, më shumë të rinj

Qarkullimi me një monopatinë, shpesh mund të bëhet shkak për aksident.

Në Spitalin e Traumës, në Tiranë, përgjatë një muaji paraqiten me dhjetëra raste me drejtues monopatinash të përfshirë në aksidente të ndryshme.

Kemi raste dhe moshat më të prekura, janë  moshat e reja se ato i përdorin më shumë”, thotë për EuroNews Ilir Hasmuca, kirurg ortoped pranë Spitalit të Traumës.

Mjekët ortoped shprehen se traumat e shkaktuara nga rrëzimi me një monopatinë janë të ndryshme.

Mund të bësh dëmtime nga të mëdha, të dëmtosh kokën, hematoma cerebrale, qafën , frakturë, dëmton barkun, gjithë organet në varësi të rrëzimit në momentin ku përplasësh , dëmtimet vijnë nga minimale deri tek të rrezikshme për jetën”, shtoi ai.

Ata i cilësojnë të pasigurta monopatinat dhe sugjerojnë shtim të masave mbrojtëse.

Një liçensë përdorimi, një mënyrë si duhet përdorë, ca rregulla ca duhet të përdorin këta njerëz, kokoren, gjunjëset, brrylset duhen ca element sigurie mbi atë mjet”, tha mjeku.

Një tjetër element që çojnë në aksident, jo vetëm drejtuesit e monopatinave, por edhe të biçikletave apo këmbësorët është mungesa e vëmendjes në rrugë“, shtoi kirurgu Hasmuca.

Sipas të dhënave zyrtare vetëm në dy muajt e parë të 2023 janë në vend janë regjistruar 172 aksidente rrugore.

LEXO EDHE: Vala e aksidenteve dhe kostot në xhepat e qytetarëve/ Apel për Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat