20.5 C
Tirana
Thursday, May 9, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria depoziton mostra gruri, misri dhe fasule në Bankën Botërore të Farave...

Shqipëria depoziton mostra gruri, misri dhe fasule në Bankën Botërore të Farave në Norvegji

Rreth 20 mijë mostra të reja farash nga e gjithë bota, përfshi edhe Shqipërinë, i janë shtuar bankës së farave në Norvegji, teksa shqetësimet nga ndryshimet klimatike po rriten gjithnjë e më shumë.

20 depozitues të rinj, përfshi Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut kanë udhëtuar këtë javë drejt Svalbard-it ku ndodhet banka botërore e farërave, një strukturë e sigurt rezerve e krijuar për të siguruar ruajtjen afatgjatë të dublikatave të farërave të ruajtura në bankat e gjeneve në mbarë botën.

Që kur u hap në 2008, Banka e Farërave ka mbledhur vazhdimisht fara dhe tani mban mbi 1.2 milionë mostra të ndryshme të korrave, që përfaqësojnë më shumë se 13,000 vjet histori bujqësore. Në total, banka mban mbi 20 milionë fara individuale.

Depozitimi i mostrave të reja të farave

Kjo bankë është vendosur 120 metra brenda një mali arktik në ishullin e largët Spitsbergen, në brigjet e Norvegjisë.

Depozita e fundit përfshin 290 mostra misri, gruri dhe fasule nga Instituti i Burimeve Gjenetike Bimore të Shqipërisë dhe mbi 1600 mostra, të orizit të egër dhe shalqirit, nga Institut d’Economie Rurale në Mali.

Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Kulturave në Indi do të depozitojë gjithashtu 4000 mostra, duke përfshirë melekuqe, qiqra dhe kikirikë.

Pasi të dorëzohen në mënyrë të sigurt, mostrat e reja do të bashkohen me dhjetëra mijëra të ruajtura tashmë në dhomat nëntokësore të farave në temperatura rreth -18°C.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat