25.5 C
Tirana
Tuesday, May 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShpërthejnë në flakë tre makina në Vlorë, në pronësi të një biznesmeni

Shpërthejnë në flakë tre makina në Vlorë, në pronësi të një biznesmeni

Tre makina në pronësi të biznesmenit vlonjat Zamir Kormuzi kanë shpërthyer në flakë. Siç shihet dhe nga pamjet, flakët janë konstatuar gjatë natës dhe kanë qenë tepër të mëdha, duke bërë që tre mjetet të shkrumbohen plotësisht.

“Rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve D. S, Z. K dhe Y. I. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi Policia e Vlorës.

Nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, në vendngjarje janë parë dy persona të maskuar të cilët i afrohen dy furgonave dhe një makine të vogël me bidona me benzinë.

Më pas, ata u vënë zjarrin dhe largohen me shpejtësi. Pavarësisht se në lagjen “24 Maji” kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse, flakët kanë qenë tepër të mëdha dhe të tre mjetet e biznesmenit Kormuzi janë shkrumbuar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat