8.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi, studiuan shkakun dhe pasojat në tregun...

Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi, studiuan shkakun dhe pasojat në tregun e punës

Eksperimentet natyrore që hedhin dritë mbi shkakun dhe pasojat në tregun e punës, por që mund të zbatohen edhe në fusha të tjera, kanë qenë në fokus të Çmimit Nobel për Ekonominë të dhënë këtë vit.

Çmimi Nobel në Shkencat Ekonomike për vitin 2021 është ndarë në dy pjesë. Njërin çmim e ka fituar David Card dhe çmimin tjetër e kanë ndarë bashkërisht Joshua D. Angrist dhe Guido W. Imbens.

Fituesit e këtij viti – Card, Angrist dhe Imbens – kanë ofruar njohuri të reja rreth tregut të punës dhe kanë treguar për përfundimet që mund të nxirren nga eksperimentet natyrore rreth shkakut dhe pasojave. Qasja e tyre është përhapur në fusha të tjera dhe ka revolucionarizuar kërkimin empirik.

Shumë nga pyetjet e mëdha në shkencat shoqërore merren me shkakun dhe pasojën. Si ndikon emigracioni në nivelet e pagave dhe punësimit? Si ndikon një arsim më i gjatë në të ardhurat e ardhshme të dikujt? Këto pyetje janë të vështira për t’u përgjigjur sepse nuk kemi asgjë për të përdorur si krahasim.

Fituesit e këtij viti kanë treguar se është e mundur t’u përgjigjemi këtyre dhe pyetjeve të ngjashme, duke përdorur eksperimente natyrore. Çelësi është përdorimi i situatave në të cilat ngjarjet e rastësishme ose ndryshimet e politikave çojnë në grupe njerëzish që trajtohen ndryshe. Kjo mënyrë trajtimi u ngjan provave klinike në mjekësi.

Të tre fituesit janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Card është profesor në UC Berkeley dhe Imbens në Stanford. Angrist jep mësim në MIT.

Card u nderua “për kontributet e tij empirike në ekonomiksin e punës”.

Angrist dhe Imbens ndajnë përgjysmë çmimin “për kontributet e tyre metodologjike në analizën e marrëdhënieve rastësore”.

Çmimi i ekonomisë i vitit të kaluar u dha për dy ekonomistë të Universitetit Stanford, të cilët trajtuan problemin e ndërlikuar të organizimit të ankandeve në mënyrë më efikase.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat