15.5 C
Tirana
Wednesday, May 15, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShkrumbohet nga zjarri një banesë në Korçë, në gjendje të rëndë vajza...

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Korçë, në gjendje të rëndë vajza e familjes

Një banesë është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm në Dishnicë Korçë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15.

Mësohet se nga zjarri që përfshiu shtëpinë e shtetasit I.Bregu mëngjesin e sotëm, mori djegie vajza K.Bregu.

Dyshohet se të  3 anëtarët e familjes Bregu , babai, vajza dhe djali janë me probleme të shëndetit mendor.

Lexo edhe: Pse na nevojitet Sigurimi nga Zjarri

Sipas kryeplakut Spiro Xharo familja jetonte në kushte të mjerueshme. Dyshohet që zjarri të jetë vendosur nga vajza e cila para disa kohesh ka dalë nga spitali psikiatrik.

“E ka vënë vajza e vet, e sëmurë me të meta mendore. Ka dalë nga spitali psikiatrik i Elbasanit para 2 muajsh, nuk e dimë si e ka nxjerrë spitali. Janë të tre me të meta mendore, babai, djali dhe vajza. Nuk kanë qenë problem për fshatin, gjithë kohën jemi munduar t’i ndihmojmë me ushqime. Shtëpinë para pak kohësh ja ndërtuan institucionet,” tha ai.

Pavarësisht ndihmës së herë pas hershme nga institucionet Xharo shprehet se duhet të ndërhyjnë që këta të fundit të marrin ndihmë mjekësore pasi mund të kthehen në rrezik për komunitetin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat