10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShkatërrohet totalisht në aksident makina e ambasadës ruse, humb jetën shoqëruesi i...

Shkatërrohet totalisht në aksident makina e ambasadës ruse, humb jetën shoqëruesi i ambasadorit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin Tiranë-Elbasan, pranë TEG-ut.

Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 1 person dhe është plagosur një tjetër.

Sipas informacioneve paraprake në aksident është përfshirë një automjet me targa diplomatike, pjesë e Ambasadës ruse në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit mësohet se ka ndërruar jetë shoqëruesi i ambasadorit rus të akredituar në Tiranë, si edhe është plagosur drejtuesi i automjetit.

LEXO EDHE: Dy viktima e dy të plagosur nga aksidentet në Lezhë e Sarandë, i mituri përplas për vdekje të moshuarin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat