24.5 C
Tirana
Thursday, May 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShkatërrim dhe viktima në SHBA, tornadoja “fshin” gjithçka

Shkatërrim dhe viktima në SHBA, tornadoja “fshin” gjithçka

Të paktën 5 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një tornadoje të fuqishme që goditi pjesën juglindore të Missouri.

Dhjetëra banesa u dëmtuan, ndërsa mijëra të tjera mbetën pa energji për shkak të rrëzimit të pemëve, teksa bilanci i viktimave pritet të jetë edhe më i madh.

Ekipet e shpëtimit i kanë fokusuar operacionet e tyre në Bollinger County, aty ku dëmet nga erërat e forta të tornados janë edhe më të dukshme.

Tornadoja e goditi zonën në orët e para të mëngjesit, duke i gjetur banorët të papërgatitur dhe në gjumë.

Vetëm një javë më parë një tornado e ngjashme goditi qytetin e Rolling Fork duke iu marrë jetën 26 personave.

LEXO EDHE: “Tërmete, përmbytje…”/ Banka Botërore përsërit apelin: Shqipëria e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat