13.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShijoni një udhëtim të rehatshëm dhe komod, vetëm me siguracionet e SIGAL...

Shijoni një udhëtim të rehatshëm dhe komod, vetëm me siguracionet e SIGAL UNIQA

Çdo kush nga ne mund ta ketë pasion udhëtimin. Duke udhëtuar njihemi me vende dhe kultura të ndryshme, të cilat na shërbejnë për tu njohur edhe me njerëz të ndryshëm.

Që pas liberalizimit të vizave në dhjetor 2010, mundësia e qytetarëve shqiptarë për të udhëtuar jashtë është rritur edhe më shumë.

Njerëzit thjesht udhëtojnë për turizëm, punë apo raste tjera të ndryshme, por ajo që është me rëndësi, është që këto udhëtime të jenë të sigurta, të rehatshme dhe komode.

Çdo ngjarje e papritur apo aksidentale mund të pasohet me dëme shëndetësore dhe financiare, pra kanë një kosto. Por këto humbje mund të mbulohen shumë lehtë me një policë të “Sigurimit të Shëndetit në Udhëtim”.

Me një çmim mesatar prej 4 eurosh, i vlefshëm për dy javë qëndrim në vendet europiane, ju mund të përfitoni mbulim të shpenzimeve në spitalet e shtetit pritës deri në 10 mijë euro.

Gjithashtu kjo policë mbulon edhe shpenzimet e riatdhesimit në rast sëmundje apo në rast të vdekjes.

SIGAL UNIQA Group Austria, lidere në treg

Sjellja korrekte e kompanisë, shërbimi profesional i stafit dhe të qëndurit gjithmonë pranë klientëve në rast nevoje kanë bërë që SIGAL UNIQA Group Austria të jetë kompania e sigurimeve lidere edhe në këtë klasë sigurimi.

Fakt ky që vërtetohet edhe nga raporti më i fundit i AMF mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri janar-tetor 2022.

Sipas raportit, SIGAL UNIQA kryeson tregun duke zënë mbi 68% të tij dhe me një diferencë shumë të madhe me kompanitë e tjera që operojnë në Shqipëri.

Ndërsa nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2021, SIGAL UNIQA ka një rritje në market-share me mbi 11%.

Pa harruar që, SIGAL UNIQA Group Austria është kompania e vetme e sigurimeve në Shqipëri që siguracionin “Shëndeti në Udhëtim” e ofron edhe me mundësinë e “Anullim Udhëtimi”.

Por përveç “Shëndet në Udhëtim” SIGAL UNIQA ofron mundësinë të keni mjekun me vete, edhe kur jeni jashtë Shqipërisë. Mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekun 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Kjo bëhet e mundur falë produktit novativ “TeleShëndet”.

Por edhe nëse keni vendosur të udhëtoni me automjetin tuaj, sërish për ju mendon SIGAL UNIQA Group Austria.

Ju le goma, karburanti apo përfshiheni në një aksident në një vend ku nuk dini ku të drejtoheni? Tashmë nuk keni pse shqetësoheni.

Për çdo problem me automjetin tuaj, në rajon dhe në Europë, mjafton një telefonatë dhe në pak minuta “SIGAL UNIQA AutoSOS” u vjen në ndihmë menjëherë.

Ky shërbim vjen për herë të parë në Shqipëri falë bashkëpunimit me “EuropAssistance”, kompania lider në Europë që u shërben rreth 300 milionë klientëve 24 orë në ditë, 365 ditë të vitit.

Asistenca Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS” ofron këto shërbime:

– Qendër Kontakti 24 orë të ditës, në 7 ditë të javës

– Shërbim karroatreci

– Riparim në vend

– Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti

– Parkim

– Akomodimi në hotel

– Riatdhesim ose vazhdim i udhëtimit drejt destinacionit

LEXO EDHEMë mirë të udhëtosh pa shqetësime/ Rasti i të riut në Greqi, si i erdhi në ndihmë “SIGAL UNIQA Autosos”

Ky lloj shërbimi mundësohet për periudha 1 mujore ose 1-vjeçare, në varësi të nevojave të klientit. Ndërsa ofrohet falas për klientët në rastet kur ata blejnë pranë SIGAL UNIQA-s Siguracionin “Karton Jeshil” apo KASKO me mbulim për jashtë Shqipërisë.

LEXO EDHE“Kartoni Jeshil”, pasaporta për të udhëtuar jashtë Shqipërisë/ SIGAL UNIQA ruan lidershipin në treg

SIGURACIONI, TANI VETËM NJË KLIK LARG

SIGAL UNIQA Group Austria, me qëllim përafrimin me kompanitë simotra në botë dhe për t’ua lehtësuar jetën klientëve të saj, ka kontribuar dhe po kontribuon shumë edhe në teknologji dhe platforma të cilat u lejojnë atyre të kenë akses më të lehtë në sigurime.

Nëse doni të pajiseni me siguracionin “Shëndet në Udhëtim” tashmë nuk keni pse paraqiteni në një zyrë SIGAL UNIQA. Hapni tani nga celulari ose laptopi juaj www.sigal.com.al ku ju pret një gamë e madhe produktesh që mund të blihen ONLINE.

Nuk ka rëndësi ku ndodheni, në shtëpi, punë apo bar-kafe. Ju mund të blini në pak minuta çdo siguracion që ju nevojitet.

LEXO EDHE: Rasti i 13-vjeçarit në Turqi/ Me siguracion 4 euro në SIGAL, mbuloi 5500 euro shpenzime spitalore

Në botë shumë pak gjëra janë falas, për më tepër shëndetësia që kushton jo pak. Prandaj asnjëherë mos udhëtoni pa patur me vete siguracionin “Shëndet në Udhëtim”.

SIGAL UNIQA Group Austria, Udhëtojmë më mirë së bashku

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat