20.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShi intensiv në mëngjes dhe rënie temperaturash, mësoni si do të jetë...

Shi intensiv në mëngjes dhe rënie temperaturash, mësoni si do të jetë moti sot

Duke filluar nga dita e nesërme mbi vendin tonë pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lartësitë mbi 1000 metër këto reshje do të jenë në formën e dëborës.

Duke nisur nga orët e mesditës moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në bregdet ajo fiton shpejtësi deri në 8-10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 2 deri 11°C

në zona e ulëta 2 deri 17°C

në zona bregdetare 5 deri 17°C

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat