9.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRrugët që vrasin/ Shqipëria 49% më shumë fatalitete nga aksidentet rrugore se...

Rrugët që vrasin/ Shqipëria 49% më shumë fatalitete nga aksidentet rrugore se norma e BE

Një vend i vogël është i lehtë të qeveriset dhe vështirë të mbrohet”, shprehet De Gol në një thënie të tij.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe përllogaritjet e Monitor, në vitin 2020 Shqipëria kishte 63.9 vdekje për 1 milion banorë nga aksidentet rrugore, nga 43 që ishte mesatarja për vendet e Bashkimit Europian, sipas Eurostat.

Vendi ynë renditet i teti ndër 37 vende në Europë për numrin e vdekjeve nga aksidentet rrugore në raport me popullsinë. Të dhëna i përkasin vitit 2020 dhe janë rezultat i kryqëzimit të shifrave të Eurostat për bashkimin Europian, Instat dhe Transport Community Permanent Secretariat për rajonin.

LEXO EDHE: Vala e aksidenteve dhe kostot në xhepat e qytetarëve/ Apel për Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta

Më pak aksidente në rajon gjatë 2020-ës janë regjistruar në Kosovë, me 43 humbje jete për milion banorë, po aq sa dhe norma mesatare e Bashkimit Europian. Respektimi i sinjalistikës rrugore nga drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, faktori njeri, fushatat ndërgjegjësuese dhe legjislacioni i ashpërsuar duket se kanë rezultuar pozitivë më mbrojte të jetës për shqiptarët e Kosovës.

Rajoni i pakujdesshëm në rrugë

Në vlerë absolute, numri i vdekjeve nga aksidentet gjatë 2020-s në Shqipëri ishte 181. Krahasuar me vitet e tjera, këto shifra janë tejet të reduktuara, si rrjedhojë e kufizimit të qarkullimit nga Covid-19.

Sipas të dhënave të INSTAT, 23% e të cilave ishin femra. Gjatë të njëjtit vit, u numëruan 1,234 aksidente rrugore gjithsej. Prej këtyre, në 85% të rasteve fajtorë kanë qenë drejtuesit e mjeteve dhe në 15% të rasteve fajtor kanë qenë këmbësorët.

Në fakt, vendet e rajonit kryesojnë renditjen për numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet në rrugë. Në vend të parë renditet Rumania, ku sipas të dhënave statistikore për 2020 kishte 85 vdekje për çdo 1 milion banorë. Ndjekur nga Mali i Zi, në vendin e dytë me 77, Serbia në vend të katërt me 71 dhe Bullgaria me 67, referuar raportit të Transport Community Permanent Secretariat.

Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia, norma e vdekjeve nga aksidentet gjatë 2020-s përllogaritet të jetë përkatësisht 40 dhe 54, sipas Eurostat.

Cilat janë shkaqet kryesore të aksidenteve në vend?

Avni Ponari, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, në një analizë të disa viteve më parë rendit nëntë shkaqe se përse ka kaq shumë aksidente në Shqipëri ndër të cilat përmendim:

Drejtimin e mjetit pa praktikat e duhura, humbjen e reflekseve apo e kontrollit tw mjetit, infrastruktura rrugore, mjetet e tejpërdorura në rrugët e këqija. mungesa e sinjalistikës në rrugët hyrëse e dalëse, drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit, përdorimi multifunksional i rrugëve të makinave duke kaluar në to kamionë, vetura, lopë e dele, biçikleta pa kriter, mungesa e mbrojtëseve të duhura anësore, vendosja e gomave të përdorura nga drejtuesit e mjeteve, përdorimi i gomave të njëjta si në dimër ashtu dhe në verë dhe së fundmi mungesa e frikës ndaj ligji.

LEXO EDHE: Tetor 2022/ 84 aksidentet rrugore dhe 105 të vrarë dhe të plagosur

Norma më e ulët e vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet është shënuar në Norvegji, ku sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat kishte rreth 17 të tilla për 1 milion banorë. Po ashtu edhe vende si Suedia (me 20), Malta (me 23), apo dhe Zvicra (me 26) janë ndër vendet me normën më të ulët të aksidenteve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat