16.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSëmundjet tumoriale/ Mjekët japin alarmin, kostot e kurimit shumë të larta. Pse...

Sëmundjet tumoriale/ Mjekët japin alarmin, kostot e kurimit shumë të larta. Pse nevojitet sigurimi “JETË PLUS”

Tumori është quajtur si sëmundja e shekullit. Në pandemi, për shkak të frikës së infektimit me Covid-19, shumë njerëz nuk kryen kontrollet në spitale, gjë që ndikoi në uljen e rasteve me diagnostikim të hershëm.

Edhe në karantinë, grupi i të sëmurëve të cilët u penalizuan më shumë ishte ai i pacientëve me probleme onkologjike, të cilët nuk mundën të merrnin trajtimin e kimioterapisë sipas grafikëve.

Depistimet për kancerin e gjirit në 2020 ranë 26% dhe trajtimi me radioterapi 8%, në raport me 2019-n. Për periudhën janar-prill 2021, depistimet e kancerit të qafës së mitrës u rritën 88% krahasuar me një vit më parë.

Sipas onkologëve, janë shtuar rastet e të sëmurëve me kancer në stade të avancuara. Të gjitha këto do të ndikojnë në rritjen e vdekshmërisë në vitet e ardhshme. Onkologët paralajmërojnë se në Shqipëri, në 10 vitet e ardhshme pritet të shtohen rastet e të sëmurëve me kancer edhe nga plakja e popullsisë.

Sëmundja e kancerit, përveç rrezikshmërisë shëndetësore, është edhe kosto e lartë sociale dhe ekonomike.

Shpenzimet në spitalet publike për të sëmurët me tumore nisin nga 50 euro për një seancë kimioterapie deri në 6,000 euro.

Sa janë kostot e kurimit të kancerit

Kurimet për sëmundjen e kancerit janë shumë të shtrenjta. Shumica e të sëmurëve me tumor, në pamundësi financiare për të përballuar kurimin jashtë shtetit (për shkak të medikamenteve të reja që përdoren në Europë) trajtohen më së shumti në spitalet shtetërore.

Në spitalin onkologjik në QSUT, kostoja për një seancë kimioterapie të mjekimit bazë varion nga 50 euro deri në 6,000 euro.

“Në spitalin publik, ata trajtohen me ilaçe të terapive të fundit që kanë rezultuar efikase në jetëgjatësinë e pacientit. Kostot e kurimit të kancerit janë të shtrenjta. Medikamentet e kimioterapisë blihen nga shteti, ndërsa shërbimi pacientëve u ofrohet falas. Kimioterapia e thjeshtë, që quhet linja e parë dhe e dytë, kushton nga 50 euro, 250, 300 deri në 400 euro.

Më pas ka rritje të çmimeve. Medikamenti i erceptinës, që merret nga gratë me kancerin e gjirit. Vetëm një gjilpërë në muaj e këtij medikamenti kushton 1,000 euro dhe ato duhen ta bëjnë 18 herë çdo 21 ditë medikamentin. Kostoja për kurimin e kancerit të gjirit me këtë medikament është 18,000 euro.

Ndërkohë ka edhe medikamente të tjera që sërish rimbursohen nga shteti, kostoja e të cilave arrin 5,000 deri në 6,000 euro për patologji të ndryshme që përfshihen në imunoterapi. Për shumë medikamente përpara përdorimit duhen të kryhen ekzaminime, nëse janë efikase apo jo, dhe të gjitha këto kanë kosto”.

Për kurimin e sëmundjeve të kancerit, vitet e fundit po përdoren ilaçe, që kanë rezultuar efikase, por janë shumë të shtrenjta. Nga shteti nuk mbulohen seancat e kimioterapive që kushtojnë 8,000 euro.

“Një pjesë e medikamenteve të kimioterapisë paguhen nga pacientët, pasi janë shumë të shtrenjta dhe nuk rimbursohen. Ka cikël të kimioterapive që kushtojnë deri në 8,000 euro vetëm 1 prej tyre”, thekson onkologia Silvana Çeliku.

“JETË PLUS”, risia e SIGAL UNIQA Group Austria

“Jetë Plus” është risi e SIGAL UNIQA-s në mbrojtjen e shëndetit, me një mbulim deri në 1

milion euro, si asnjë siguracion tjetër.

“Jetë Plus” të jep mundësinë të kurosh sëmundjet e rënda në spitalet më të mira të Europës”.

“Jetë Plus” është e vetmja paketë sigurimi  shëndeti  me mbulim deri në 1 milion Euro

“Jetë Plus” në rast trajtimi jashtë vendit mbulon shpenzimet e akomodimit dhe udhëtimit për pacientin.

“Jetë Plus” në rast sëmundje të rëndë mbulon edhe shpenzimet e një të afërmi që shoqëron pacientin.

“Jetë Plus” i vjen në ndihmë familjes në ditën kur goditet nga sëmundja duke i hequr hallin e parave.

Sëmundjet që mbulohen nga sigurimi “Jetë Plus” janë:

  • Tumoret Malinje (kancer)
  • Ndërhyryjet kirurgjikale në zemër
  • Ndërhyrjet kirugjikale në kokë
  • Ndërhyrjet kirurgjikale në shtyllën kurrizore
  • Transplantet nga një dhurues i gjallë

Çmimi i siguracionit? Vetëm 300 euro në vit. Cila kompani sigurimi ju ofron një mundësi kaq fisnike?

Asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë na ka rezervuar jeta. Prandaj është e rëndësishme që ti paraprijmë gjërave, që kur të përballemi me sëmundje të rënda të luftojmë për jetën dhe jo për të gjetur paratë.

Ju mendoni për shëndetin, SIGAL UNIQA mendon për financat tuaja.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

Për më shumë informacion:

Website: www.sigal.com.al

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat