23.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSë shpejti mund të postoni nga Whatsapp në Insta Story

Së shpejti mund të postoni nga Whatsapp në Insta Story

 

 

Personat që përdorin opsionin e WhatsApp për të postuar përditësimin e statusit në Facebook do të gëzohen nga plani i radhës që platforma do të ofrojë.

Sipas WABetaInfo, përveç Facebook, përdoruesit do mund të postojnë nga WhatsApp në Insta Story, qoftë kjo foto, video apo GIF. Aktualisht, opsioni i ri po testohet në versionin e ri të Android.

Njësoj si me shpërndarjen e statusit në Facebook, përdoruesit do mund të kontrollojnë kush mund ta shohë postimin.

Përdoruesve do iu shfaqet në dritare që do t’i pyesë nëse duan ta shpërndajnë statusin edhe në Facebook, njësoj siç ndodh edhe me postimet e Instagram për të cilat kërkohet konfirmimi për t’i postuar në Facebook.

Pra duket se përdoruesit që duan të jenë aktivë dhe të postojnë vazhdimisht në rrjetet e tyre sociale ose të paktën, në platformat që i përkasin Meta do ta kenë edhe më të thjeshtë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat