17.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKreditë për banesa po merren në lekë/ Huaja në monedhën tonë u...

Kreditë për banesa po merren në lekë/ Huaja në monedhën tonë u rrit në tetor, Euro -1.8%

Kredia për blerje apartamentesh ka shënuar rritje në tetor, rritje që i detyrohet huave të reja në lekë, në një kohë që tkurrje të ndjeshme kanë shënuar kredia në euro.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia për blerje pasurish të paluajtshme në monedhën tonë kombëtare rezulton 106.8 miliardë lekë në fund të tetorit, nga 105 miliardë në shtator.

Rritja është 1.7%, ose thuasje 20 milionë euro më shumë krahasuar me shtatorin dhe vjen pas një ecurie të dobët të shënuar përgjatë gjithë vitit, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur kreditimi i tregut të pasurive të paluajtëshme dominohej nga huatë në euro.

Ndërkaq, thuajse më të njëjtin ritëm është tkurrur kredia për apartamente në monedhën e përbashkët europiane. Ajo është tkurrur me 1.8% në muajin tetor krahasuar me shtatorin. Ekuivalenti i saj i shprehur në monedhën vendase ra nga 71.5 miliardë, në 70,2 miliardë.

Me këta numra, tetori thelloi më tej tendencën e zhvendosjes së kredisë nga euro, në lekë i vërejtur që prej vjeshtës së këtij viti.

Fenomeni i dedikohet në masë të madhe rritjes rekord të normës bazë të interesit nga ana e Bankës Qendrore Europiane, por edhe zhvlerësimit të fortë të euros në raport me lekun, faktorë që kanë sjellë edhe mbylljen para kohe të një volumi të konsiderueshëm kredish në monedhën e përbashkët europiane, si nga bizneset, ashtu edhe nga individët.

Por, ndyshimi i trendeve nuk është kufizuar vetëm tek kredia e re.

Një numër i konsiderueshëm biznesesh edhe individësh, veçanërisht gjatë tremujorit të tretë të vitit, kanë vendosur të mbyllin kreditë në monedhën e përbashkët europiane, duke i konvertuar ato në lekë.

LEXO EDHE: Kredia për apartamente “prek majat” në Tiranë/ Çfarë duhet të dimë para se ta marrim atë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat