15.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreSa shumë Sigurim Prone më nevojitet

Sa shumë Sigurim Prone më nevojitet

Llojet dhe shuma e mbulimit që ju keni nevojë varet nga një sërë faktorë. Këto faktorë përfshijnë vendndodhjen e shtëpisë, madhësinë dhe pajisjet.

Nuk ekziston një rregull i vetëm që të funksionojë për të gjithë.

Vendndodhja

Shpesh vendndodhja gjeografike cënon llojet e risqeve ndaj të cilave është e ekspozuar shtëpia juaj. Limitet e mbulimit të banesës bazohen në kostot e zëvendësimit, të cilat mund të variojnë nga vendndodhja për shkak të kostove të ndërtimit apo materialeve të ndryshme sipas zonave të ndryshme.

Një faktor tjetër, është kosto e krahur të punës dhe të materialeve në zona të ndryshme gjeografike. Duke qenë se, tipikisht mbulimi i shtëpisë ndihmon për mbulimin e kostove për riparimin apo rindërimin e një shtëpie, nëse ajo dëmtohet apo shkatërrohet nga një rrezik i mbuluar, shuma e sigurimit që do t’ju duhet varet pjesërisht nga kosto e përfundimit të shtëpisë. Në veçanti, kostot e krahut të punës, varijojnë në mënyrë të konsiderueshme në tregje të ndryshme.

Materialet e ndërtimit dhe rinovimet

Për shembull, me çfarë tjegullash është e ndërtuara çatia e shtëpisë suaj? Me tjegulla të posaçme apo standarde të sheshta? Një çati me tjegulla të posaçme mund të kushtojë më shumë për t’u riparuar apo zëvendësuar sesa një shtëpi me një çati standarde të sheshtë, në rast se, çatia dëmtohet nga breshëri të cilin ju e keni siguruar si rrezik. E njëjta gjë, vlen edhe për detajet e brendshme. Gjëra të tilla si myku, dyshemeja prej druri, etj., janë faktorë që përcaktojnë shumën e përshtatshme të sigurimit të shtëpisë.

Strukturat shtesë

Gjatë marrjes në konsideratë të limiteve të mbulimit, ju duhet të konsideroni gjërsa të tilla si pishinën, hangarin/magazinën, gardhin (nëse keni të tilla dhe jetoni në një shtëpi private) dhe struktura të tjera në tokën tuaj, të cilat mund të përbëjnë dëme potenciale në mënyrë që të merrni ato limite mbulimi që përshtaten me nevojat tuaja.

Mbulimi i zotërimeve personale

Mbulimi i zotërimeve personale mund të jetë pjesë e disa policave standarde të mbulimit të shtëpisë. Nëse veshjet, pajisjet dhe mobiljet tuaja apo artikuj të tjerë dëmtohen, vidhen apo shkatërrohen gjatë një eventi të siguruar të tilla si një stuhi e fuqishme, mbulimi do të paguajë për riparimin apo zëvendësimin e tyre.

Mbulimi i përgjegjësisë

Mbulimi i përgjegjësisë mund t’ju ndihmojë që të paguani për shpenzimet ligjore dhe kostot të tjera, nëse ju do të paditeni nga një person që është dëmtuar aksidentalisht në pronën tuaj dhe për të cilën ju mund të cilësoheni ligjërisht si pala përgjegjëse. Në disa raste ju mund të kërkoni rritjen e mbulimit të përgjegjësisë. “Nëse ju keni shumë asete, fatkeqësisht, ju mund të ktheheni në një target thjesht sepse njerëzit mendojnë se ju keni para mjaftueshëm për të paguar për dëmet. Një arsye tjetër që mund të duhet të konsideroni rritja e limit të përgjegjësisë.

Qëllimi përfundimtar është se ka shumë gjëra që ju mund të duhet të konsideroni gjatë marrjes së vendimit se sa shumë mbulim është i mjaftueshëm për situatën, rrethanat dhe nevojat tuaja.

Synimi ynë është që t’ju prezanotjmë me disa prej opsioneve të sigurimit dhe t’ju ndihmojmë që të të blini atë sigurim që do të ishte më i përshtatshëm për ju.

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider në tregun e sigurimeve në vend dhe rajon, i jep prioritet gjërave më të rëndësishme: familjes, shëndetit dhe shtëpisë ku jetojmë. Të gjithë e dimë që jeta ndonjëhere sjell të papritura e rreziqe që mund të dëmtojnë pronën tonë ndaj sigurimi i shtëpisë është një domosdoshmëri.

Tashmë tek SIGAL UNIQA mund ta blini online brenda pak minutash dhe të kurseni kohë dhe para. Zgjidhni një nga paketat e sigurimit të shtëpisë që ofron SIGAL UNIQA Group Austria: https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat