14 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritje ekonomike në tremujorin e dytë të 2021-shit, ekspertët konfirmojnë ndryshimet

Rritje ekonomike në tremujorin e dytë të 2021-shit, ekspertët konfirmojnë ndryshimet

Instati raportoi të enjten një rritje të Produktit të Brendshëm Bruto me 17.9% në tremujorin e dytë të 2021, krahasuar me të njëjtën perjudhë një vit më parë.

Qeveria përfitoi për ta quajtur jo një ringritje momentale, por një “trend” të rimëkëmbjes ekonomike, në të cilin vendi renditej i pari në rajon, sipas zv.kryeministrit Arben Ahmeraj.

Megjithatë, eskpertët konfirmojnë se rritja ishte e parashikueshme, pasi rënia ekonomike e vitit të shkuar ishte vetëm e përkohëshme, e ndikuar nga masat kufizuese në kuadër të pandemisë.

Arsyeja pse rritja ekonomike duket aq e madhe lidhet me të ashtuquajturin “efekti bazë”, ku të dhënar krahësohen me të njëjtën perjudhë të vitit të shkuar.

Por, ekonomia në tremujorin e dytë të 2020, ra me rreth 14% dhe që të llogaritet rritja ekonomike, ajo duhet të krahasohet me të njëjtën perjudhë të 2019, nga e cila rezulton se rritja është vetëm me 4%, ose 2% mesatarisht në vit.

Përveç heqjes së kufizimeve të pandemisë, një tjetër arsye për rritjen lidhet me procesin e rindërtimit, siç demostrohet edhe rritje mbi 9 pikë ndërkohë që në 2019 llogaritej me humbje -0.15 pikë, si dhe me fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat