11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritja e çmimit të vizave Schengen/ Sa duhet të paguani për të...

Rritja e çmimit të vizave Schengen/ Sa duhet të paguani për të vizituar BE-në gjatë vitit 2024

Komisioni Evropian ka paraqitur një propozim për rritjen e tarifës bazë për vizën Schengen në vitin 2024.

Nëse merr dritën jeshile, kostoja do të rritet me 12%, nga 80 në 90 euro për të rriturit dhe nga 40 në 45 euro për fëmijët.

BE po planifikon gjithashtu të rrisë edhe më shumë tarifën për vendet që tregojnë “bashkëpunim të pamjaftueshëm për ripranimin”, që i referohet pranimit të rihyrjes së individëve të dëbuar nga shtetet anëtare.

Sa do të kushtojë viza Schengen në 2024?

Komisioni Evropian paraqiti një draft të rritjes së tarifës së vizave Schengen më 2 shkurt, pas një takimi në dhjetor, gjatë të cilit ekspertë nga vendet anëtare mbështetën rishikimin me një “shumicë dërrmuese”.

Nisma do të jetë e hapur për komente dhe qëndrime deri më 1 mars. Gjatë kësaj kohe, qytetarët e BE-së mund të shprehin mendimet e tyre për këtë çështje dhe të komunikojnë nëse e mbështesin propozimin apo jo.

Pas kësaj, BE-ja mund të zbatojë ndryshimet të cilat hyjnë në fuqi 20 ditë pas publikimit të tyre në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.

Komisioni ka theksuar se rritja e propozuar e çmimeve është shkaktuar nga rritja e normës së inflacionit në BE. Organi ndërmerr një rishikim të tarifës së vizave Schengen çdo tre vjet.

Për vendet që nuk kanë demonstruar bashkëpunim në ripranimin e qytetarëve, kostoja do të rritet nga 120 në 135 euro dhe nga 160 në 180 euro.

BE ka njoftuar gjithashtu planet për të sjellë një vizë Schengen vetëm dixhitale, e cila u diskutua në vitin 2022.

Udhëtarët do të mund të aplikojnë online pavarësisht nga vendi që planifikojnë të vizitojnë. Versioni dixhital do të zëvendësojë sistemin aktual të ngjitësve në pasaporta.

Komisioni Evropian thotë se shpreson të prezantojë platformën dixhitale deri në vitin 2028.

A kam nevojë për vizë Shengen për të vizituar BE-në?

Shtetasit e vendeve, përfshirë Afrikën e Jugut, Indinë, Pakistanin, Sri Lankën dhe Kinën kërkojnë vizën Schengen, e cila lejon qëndrimin në 28 vende evropiane deri në 90 ditë për qëllime turistike ose vizita familjare.

Shtetasit britanikë, kanadezë, amerikanë dhe australianë nuk kanë nevojë të aplikojnë për vizë Shengen. /EuroNews

LEXO EDHE: “Anullim Udhëtimi” vetëm nga SIGAL UNIQA/ Tani mund të planifikoni më herët pushimet tuaja pa u trembur nga të papriturat

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat