25.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në Japoni

Rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në Japoni

Ka shkuar në 48 numri i viktimave në Japoni nga tërmeti shkatërrimtar që goditi shtetin ishullor një ditë më parë.

Autoritetet japoneze janë në luftë me kohën për të kërkuar dhe për të nxjerrë nga rrënojat persona të mbijetuar.

Tërmeti me magnitudë 7.6 rrafshoi shtëpi e ndërtesa dhe shkaktoi çarje të mëdha në rrugë.

Sipas autoriteteve, numri i viktimave mund të rritet më shumë. Mbi 150 pasgoditje lëkundje sizmike janë regjistruar 24 orët e fundit pas tërmetit shkatërrimtar.

Qendra sizmiologjie e Japoniës ka paralajmëruar se këto goditje mund të vazhdojnë edhe orët në vijim.

Ndërsa Agjencia Meteorologjike e Japonisë e hoqi paralajmërimin për cunami.

LEXO EDHE: Zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri/ Ende pyesni ‘më duhet apo jo Sigurimi i Shtëpisë?!’

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat