12.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRriten interesat e kredive për shtëpi në euro, individët po i kthejnë...

Rriten interesat e kredive për shtëpi në euro, individët po i kthejnë huatë në lekë

Normat e interesit të kredive për blerje banesash në Euro shënuan një rritje të mëtejshme në muajin shtator, duke prekur nivelet më të larta në vite.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për muajin shtator, norma mesatare e interesit për kreditë e reja në Euro arriti në 5.64%. Ky është niveli më i lartë i shënuar qysh kur Banka Qendrore Europiane (BQE) nisi rritjen e normave të interesit vitin e kaluar.

Norma bazë e interesit e aplikuar nga BQE-ja ka arritur nivelin më të lartë historik prej 4.5%, ndërsa treguesi kryesor ‘benchmark’ që përdoret në çmimin e kredive me norma të ndryshueshme interesi në Euro, Euribori 12-mujor, është pak sipër nivelit të 4%.

Rritja e muajit shtator e ka thelluar edhe më shumë hendekun e normave të interesit me kreditë në Lekë, shkruan “Monitor“.

Duke iu referuar Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit për kreditë e reja për blerje banesash në lekë në muajin shtator ishte 4.13%. Megjithëse edhe interesi mesatar i kredive në Lekë është rritur lehtë, rritja ka qenë më e ulët krahasuar me kreditë në Euro.

Kjo ka bërë që ndryshimi mes interesit mesatar të kredive për shtëpi në Lekë dhe atyre në Euro të arrijë në 1.51%, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Për herë të parë në historinë e sektorit bankar shqiptar, këtë vit normat e interesit për kreditë në Lekë po rezultojnë më të ulëta se ato në Euro. Kjo është përcaktuar kryesisht nga frenimi i rritjes së normave të interesit prej Bankës së Shqipërisë, që po mban kushte monetare ndjeshëm më të relaksuara krahasuar me Bankën Qendrore Europiane. Edhe pas rritjes së fundit, në muajin nëntor, norma bazë e interesit për Lekun është ndjeshëm më e ulët krahasuar me atë të Euros, përkatësisht 3.25% kundrejt 4.5%.

Forcimi i Lekut dhe normat më të ulëta të interesit për kreditë në monedhën vendase këtë vit kanë bërë që shumë huamarrës t’i konvertojnë kreditë nga Euro në Lekë.

LEXO EDHE: “Kreditë për individët sipas rrethit dhe qëllimit”/ Durrësi me rritjen më të lartë, Shkodra dhe Lezha të vetmet me rënie në tremujorin e tretë 2023

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat