11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRreziku nga mushkonjat/ Mjekët: Popullata e rrezikuar nga malarja dhe ethet, të...

Rreziku nga mushkonjat/ Mjekët: Popullata e rrezikuar nga malarja dhe ethet, të bëhet dezinsektimi

Mjekët ngrenë alarmin për përhapjen e sëmundjeve infektuese përmes pickimit nga mushkonjat.

Mjeku Tritan Kalo ka analizuar problematika që vijnë nga mosdezinsektimi, që nuk ka ndodhur këtë verë në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook ai deklaron se “mushkonjat, të cilat tashmë janë të mirëinstaluara në hapësirat tona, përpos irritimeve lokale të cilat edhe mundet të mbi-infektohen e të qelbëzohen, ato përhapin infeksione të sistemit nervor qendror, apo ethen, malarien, etj”.

LEXO EDHETemperaturë e lartë dhe kollë/ Viroza e stinës “mbërthen” Ballkanin, Teleshëndet “heroi” në ditë të vështira

Mjeku i njohur bën një paralelizëm me fqinjët tanë të cilët e kanë këtë shqetësim gjatë këtij sezoni, ndërsa ka publikuar edhe disa nga pasojat që kanë lënë mushkonjat tek pacientet që janë paraqitur në QSUT për mjekim.

Përderisa sëmundje të tilla i raportojnë fqinjët tanë jugorë, grekët dhe ata veriorë të përtej Adriatikut, Italianët, ne nuk jemi të përjashtuar prej tyre”, deklaroi ai

Mjeku Tritan Kalo konfirmon se jemi vonë për të filluar dezinsektimin, por së paku më mirë vonë se kurrë.

Tenderi për dezinfektimin ka dështuar në Agjencinë e Blerjeve të përqendruara, për shkak të burokracive. Ndaj qytetarët duhet të vuajnë këtë verë pickimet e mushkonjave në zonat urbane dhe parehatinë për të pushuar në zonat bregdetare.

LEXO EDHE: Nga Check Up-i deri në 500,000 Euro mbulim/ Pse shërbejnë Kartat e Shëndetit SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat