2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRreth 88 milionë euro prime në 6-mujorin e parë 2022/ Tregu i...

Rreth 88 milionë euro prime në 6-mujorin e parë 2022/ Tregu i Sigurimeve në Maqedoninë e Veriut rritet me 8%

Rritjen më të madhe të shitjeve në gjysmën e parë e ka pasur sigurimi i shëndetit në udhëtim, me të cilin janë siguruar 155 mijë persona, ose gati 87 mijë të siguruar më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ka një rënie të vogël në shitjen e sigurimeve të pronës, ndërsa kërkesa për sigurime shëndetësore private vazhdon të rritet, edhe pse me një intensitet më të ulët.

Qytetarët dhe kompanitë kanë investuar 5,4 miliardë denarë (87,7 milionë euro) në sigurime jo- jetë në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vlera e aseteve të investuara në sigurime është më e lartë për 8 për qind, përkatësisht tregu i sigurimeve është rritur për 401 milionë denarë (6,5 milionë euro), sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS).

Numri i kontratave të lidhura të sigurimit për gjashtë muajt e parë u rrit me 20%. Që nga fillimi i vitit e deri më tani, të siguruarit kanë lidhur mbi 761 mijë kontrata sigurimi me shoqëritë e sigurimeve për të 18 klasat e sigurimeve të jo-jetës. Rritja më e madhe e numrit të policave të sigurimit të shitura është në sigurimet e shëndetit gjatë udhëtimit.

Për gjashtë muajt e parë janë lidhur 155,000 kontrata sigurimi të shëndetit gjatë udhëtimi, që është dy herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021.

Ky lloj sigurimi u mundëson qytetarëve që kur udhëtojnë jashtë vendit të transferojnë rrezikun e dëmeve të mundshme tek shoqëritë e sigurimeve.

Qytetarët në këtë lloj sigurimi në gjashtë muajt e parë kanë investuar 89,9 milionë denarë (1,5 milionë euro).

Ashtu siç pritej, peshën më të madhe në totalin e investimeve në sigurime për këtë periudhë e ka kategoria e sigurimit TPL, i cili është i detyrueshëm me ligj, njëjtë si edhe në Shqipëri.

Kjo klasë sigurimi është rritur me 8%.

Në sigurimin TPL gjatë kësaj periudhe janë investuar 2,4 miliardë denarë (39
milionë euro) ose 8 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Në sigurimin e pasurisë, klasën më të madhe të sigurimit vullnetar, në gjashtë muajt e parë të siguruarit kanë investuar 1,3 miliardë denarë (21,2 milionë euro). Kjo është 7% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Pothuajse 70 mijë qytetarë, kompani dhe persona juridikë kanë siguruar pasurinë e tyre në gjysmën e parë të këtij viti.

Në klasën më të njohur – sigurimet shëndetësore private, firmat dhe siguruesit kanë lidhur 13 mijë kontrata, që është 32% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Siguruesit kanë investuar mbi 385 milionë denarë (6,3 milionë euro) në këtë produkt për
gjashtë muajt e parë, që është 66% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Paralelisht me rritjen e investimeve në këtë sigurim rriten në mënyrë dinamike edhe pagesat e dëmeve, shkak për të cilin është bërë përdorimi i tepërt i këtij produkti nga të siguruarit dhe rritja e çmimeve të shërbimeve nga spitalet private.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat