18.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetReshjet e shiut dhe era e fortë dëmtojnë urën në Shishtavec, ARRSH...

Reshjet e shiut dhe era e fortë dëmtojnë urën në Shishtavec, ARRSH apel shoferëve

Ura e Zapodit në Shishtavec, në qarkun e Kukësit është dëmtuar si pasojë e motit të keq mbrëmjen e kaluar.

Era e fortë dhe reshjet e shiut e kanë nxjerrë jashtë funksionit këtë urë dhe aktualisht aty nuk kalohet.

Lexo edhe: Disa aksidente nga moti i keq/ Era e fortë dëmton stadiumin në Fier, 17-vjeçares i bie depozita e ujit në kokë…

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se “kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve”.

Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet duke sjellë rënie gurësh dhe materialesh në trup të rrugës

Në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec si pasojë e reshjeve të shiut me erë të fortë është dëmtuar një urë, po vendoset sinjalistikë dhe po merren masat e para

Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

LEXO EDHE: VIDEO/ Mos u bëni si Dori i Fiksit, blini siguracionin KASKO dhe për makinën tuaj mendon SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat