12.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjë shembull nga Maqedonia e Veriut/ Bujqit e fermerët 2 mln euro...

Një shembull nga Maqedonia e Veriut/ Bujqit e fermerët 2 mln euro siguracione në 3-mujorin e parë 2022

Teksa në Shqipëri bujqësia dhe blegtoria vijon të jenë në mëshirë të kushteve klimatike, në shtetin fqinj, Maqedoninë e Veriut, situata paraqitet krejt ndryshe.

600 fermerë individualë dhe 50 kompani agrare për tre muajt e parë të këtij viti kanë siguruar produktet e tyre bujqësore dhe blegtorale duke investuar në siguracione për 3 muajt e parë të këtij viti 118,6 milionë denarë ose rreth 2 milionë euro, tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve në Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHEReshje të dendura shiu e breshëri në Korçë, dëme kolosale në bujqësi

Për sigurimin e produkteve bujqësore në këtë periudhë janë lidhur 444 kontrata sigurimi në të cilat fermerët kanë investuar 81 milionë denarë (mbi 1,3 milionë euro). Ndërsa janë investuar mbi 23 milionë denarë (380.000 euro) në sigurimin e blegtorisë.

Kompanitë bujqësore gjatë kësaj periudhe kanë investuar 14,4 milionë denarë (234.000 euro) në sigurimin e prodhimit të tyre bujqësor, kafshëve dhe shpezëve. Prej tyre, 5.5 milionë denarë (89.000 euro) janë për sigurimin e produkteve bujqësore, ndërsa 8.9 milionë denarë (145.000 euro) janë për sigurimin e bagëtive.

Në 3-mujorin e parë 2022 kompanitë e sigurimeve kanë paguar 24,1 milionë denarë (391.000 euro) dëme bujqësore. Ndërsa janë paguar 331 dëme për fermerët për sigurimin e bagëtive.

Gjatë vitit 2021, investimet në sigurime bujqësore ishin 547 milionë denarë (8,9 milionë euro) ndërkohë kompanitë e sigurimeve kanë paguar 355,6 milionë denarë (5,8 milionë euro) dëmshpërblim për sigurimin bujqësisë dhe blegtorisë.

Së shpejti sigurimet bujqësore në Maqedoninë e Veriut do të bëhen të detyrueshme me ligj dhe për rrjedhojë pjesëmarrja e tyre në tregun e sigurimeve do të rritet ndjeshëm. Qëllimi i kësaj reforme është të ulë ndjeshëm koston e sigurimeve duke rritur masën dhe në të njëjtën kohë me grumbullimin e fondeve të fermerëve të siguruar të krijohen fonde të mëdha nga të cilat do të paguahen dëmet që mund të shkaktojnë fatkeqësitë natyrore dhe veçanërisht ndryshimet klimatike.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat