21.5 C
Tirana
Saturday, May 11, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaste të përditshme/ Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë. Pse nevojitet Sigurimi...

Raste të përditshme/ Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë. Pse nevojitet Sigurimi i Shtëpisë

Një apartament është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në katin e gjashtë të një pallati të ri në bulevardin Vlorë-Skelë, ndërsa dyshohet se arsyeja e zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

ZJARRET NË PRONA, RREZIK I SHTUAR GJATË STINËS SË DIMRIT

Stina e dimrit mbart edhe rreziqet e saj. Përveç përmbytjeve, të cilat po shkaktojnë jo pak dëme në qarqet Shkodër dhe Lezhë apo stuhive të erës, një tjetër problem janë edhe zjarret.

Përdorimi në masë i mjeteve ngrohëse dhe për gatim në këtë periudhë, përfshirë edhe bombolat e gazit, janë një rrezik potencial për shtëpinë apo biznesin e gjithësecilit.

Prandaj, vazhdimisht kemi apeluar te individët dhe bizneset që të mos neglizhojnë Sigurimin e Pronave të tyre në mënyrë që çdo dëm të pësuar mos ta paguajnë nga xhepi i tyre.

Pak shpenzime, duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit, për të shmangur një rrënim financiar që mund të dojë një jetë të tërë të rikuperohet.

LEXO EDHE: 5 minuta për tu djegur, 1 minutë për ta siguruar

Pse është i domosdoshëm Sigurimi i Shtëpisë dhe pronës në përgjithësi

  1. Siguracioni nuk mbron vetëm shtëpinë tuaj

Një policë e sigurimit të shtëpisë nuk mbron vetëm pronën tuaj. Ajo mbulon gjithashtu edhe pajisjet, mobiljet madje edhe dëmet që i shkaktohen një shtëpie tjetër nëse shkaku vjen nga ajo e juaja.

2. Zëvendëson humbjet tuaja

Sigurimi i Shtëpisë tuaj ju jep siguri financiare duke rikthyer atë në gjendjen para ndodhisë. Qoftë ai zjarr, tërmet, përmbytje etj.

3. Ju mbron nga fatkeqësitë natyrore

Fatkeqësitë natyrore, që po rriten vit pas vit, janë shndërruar në makthin e qytetarëve.

Marrja përsipër e shpenzimeve për riparimin e pjesëve të dëmtuar apo e të tërës në total do të dëmtonte shumë financat tuaja familjare dhe do shkaktonte stress.

4. Nuk kushton shtrenjtë

Një siguracion banese kushton duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit dhe përfitimet janë shumë më tepër sesa mund të blejnë paratë.

5. Siguron qetësi mendore

Sigurimi i shtëpisë suaj ju jep luksin të jetoni të qetë. Pasi të keni paguar policën e sigurimit, mbrojtja e pronës tuaj nuk është më përgjegjësia juaj por e kompanisë ku jeni siguruar.

6. Blerja, një proces shumë i thjeshtë

Duke klikuar në www.sigal.com.al dhe duke ndjekur hapat e thjeshtë, në pak polica mbërrin e-mail. Pra, ju nuk keni pse të dilni nga shtëpia apo të lini punët tuaja për të gjetur një zyrë SIGAL në qytetin tuaj.

LEXO EDHESigurimi i Shtëpisë Online me SIGAL UNIQA/ Thjesht, Shpejt dhe me plot përfitime

Mos harroni! Shqipëria mban vendin e parë në Evropë dhe të 40 në botë për rrezikun nga fatkeqësitë natyre; përmbytje, tërmete, zjarre e të tjera. Ndaj të pasurit e një police Sigurimi për banesën tuaj nuk është luks por domosdoshmëri!

Askush në botë nuk mundet dot të parandalojë përmbytjet, tërmetet, zjarret dhe ngjarje të tjera. Por sado shkatërruese të jetë një ndodhi, efekti pasues është më i vogël dhe dhimbjet më të pakta pasi kostot financiare mbulohen nga kompania e sigurimeve.

Kështu, familjet kanë mundësi ta rindërtojnë sërish jetën si më parë pa qenë nevoja të presin dyerve të zyrave shtetërore.

Për çdo pyetje apo paqartësi që mund të keni, shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës/ SIGAL UNIQA, më e besuara tek shqiptarët edhe gjatë vitit 2022

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat