15.5 C
Tirana
Tuesday, May 14, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti i AMF/ SIGAL UNIQA kryesuese në sigurimet e detyrueshme dhe ato...

Raporti i AMF/ SIGAL UNIQA kryesuese në sigurimet e detyrueshme dhe ato vullnetare

SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania e sigurimeve më e besuar nga shqiptarët dhe ajo që paguan më shumë dëmshpërblime.

Këtë fakt e vërteton edhe raporti më i fundit i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-nëntor 2022.

Edhe sa i përket ndarjes së tregut, sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar,  mes 8 kompanive që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun shqiptar, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kryesuese.

LEXO EDHE: Një ‘kamerdare’ shpëtimi/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA, partneri ideal i shqiptarëve për Sigurimin e Pronës

Sa i përket Sigurimeve të Detyrueshme, SIGAL mbetet në krye të tregut duke zënë mbi 21% të tregut.

Sigurimet e detyrueshme

Edhe në sigurimet vullnetare, sipas raportit të AMF, SIGAL UNIQA mbetet në krye të tregut me mbi 39% të tij dhe me diferencë prej mbi 11% me 7 kompanitë e tjera që operojnë në treg.

Sigurimet Vullnetare 

LEXO EDHE: Krah klientit atëherë kur ka më shumë nevojë/ Sigurimi i Shëndetit i besohet SIGAL UNIQA-s, lider edhe në dëmshpërblime

Gjithmonë pranë klientëve përmes produkteve të sigurimit novatore dhe unike për tregun shqiptar dhe rajonal, SIGAL UNIQA Group Austria ofron për mbi 1 milion klientët e saj siguri, mbrojtje dhe komoditet maksimal.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, mbi 2000 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë me profesionalizëm në mbi 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.

Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara në mbi 23 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të kësaj kompanie përballë klientëve.

Për këtë arsye, shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë SIGAL UNIQA-s jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

LEXO EDHE: SIGAL UNIQA e mbyll vitin në krye, lidere e sigurimeve të Jo-Jetës/ Më e besuara dhe ajo që dëmshpërblen më shumë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat