14.5 C
Tirana
Tuesday, May 14, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti i AMF për vitin 2022/ SIGAL UNIQA thyen të gjitha pritshmëritë,...

Raporti i AMF për vitin 2022/ SIGAL UNIQA thyen të gjitha pritshmëritë, qytetarët blejnë “Aksidente dhe Shëndet”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-dhjetor 2022.

AMF ka renditur gjendjen përgjatë 12 muajve ndër kompanitë e sigurimeve, ku siç u vu re edhe nga artikujt e mëparshëm, SIGAL UNIQA Group Austria edhe këtë vit ka gëzuar besimin e qytetarëve shqiptarë.

Ndër produktet e shumta që i ofrohen klientëve, Aksidente dhe Shëndet mbeten më të përdorura e si rrjedhojë edhe më të kërkuarat.

Sipas raportit të AMF-së, SIGAL UNIQA, ka kaluar të gjitha pritshmëritë duke “rrëmbyer” thuajse gjysmën e tregut, përkatësisht me 48.35%. Kjo shifër tregon një rritje të konsiderueshme në ndarjen e tregut deri në 5.20% krahasuar me një vit më parë.

Por jo vetëm në ndarjen e tregut, SIGAL UNIQA nuk njeh rivalë edhe përsa i përket dëmeve të paguara. Nëse një vit më parë paguante 289,232 lekë, përgjatë vitit 2022 janë paguar në total rreth 301 milionë lekë dëme për “Aksidente dhe Shëndet”.

I gjithë ky sukses vjen si rezultat i një pune kolosale nga profesionistë që arrijnë të trajtojnë të gjitha rastet e kërkesave për sigurim me rigorozitet dhe respekt. Falë kësaj pikë kyçe, SIGAL UNIQA sot numëron respektin e më shumë se 1 milionë qytetarëve nga gjithë vendi.

Nëse kërkon të sigurohesh, ka vetëm një emër, SIGAL UNIQA Group Austria!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat