15.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeInteligjenca Artificiale rezulton mashtrim, universitetet në Australi i kthehen provimeve me laps...

Inteligjenca Artificiale rezulton mashtrim, universitetet në Australi i kthehen provimeve me laps e letër

Universitetet australiane do t’u kthehen provimeve me “stilolaps dhe letër” pasi studentët u kapën duke përdorur Inteligjencen Artificiale (AI) për të shkruar ese. Chatbot ChatGPT mund të përdoret për të shkruar tekste akademike, prandaj institucionet kanë shtuar rregulla të reja që thonë se përdorimi i AI-së është mashtrim.

Një ekspert i inteligjencës artificiale ka paralajmëruar se universitetet janë në një “garë” që nuk mund ta fitojnë kurrë. Chatbot ChatGPT u lançua më 30 nëntor 2022 nga firma Open AI me qendër në Silicon Valley, firmë e krijuar mes të tjerave edhe nga Elon Musk. Kushdo mund të ndërveprojë online me inteligjencën artificiale (IA).

Mjafton të bësh pyetje ose të japësh komanda në dritaren ku zhvillohet bisedat dhe ChatGPT të jep përgjigje (pothuajse) për gjithçka. Në ChatGPT u regjistruan brenda pesë ditësh një milionë vetë. Për të arritur këtë shifër instagramit iu deshën më shumë se dy muaj.

ChatGPT, i cili gjeneron tekst për çdo temë apo përgjigje të çdo kërkese ose pyetjeje, është ndaluar tashmë në të gjitha pajisjet në shkollat publike të Nju Jorkut për shkak të shqetësimeve mbi “ndikimin negativ në mësim” dhe potencialin për plagjiaturë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat