16.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetQytetarët e cilit qark kujdesen më shumë për shëndetin? Si u rrit...

Qytetarët e cilit qark kujdesen më shumë për shëndetin? Si u rrit përdorimi i TeleShëndet gjatë pandemisë

Sipas të dhënave të INSTAT, qytetarët e Dibrës kishin numrin më të madh të kontakteve me mjekun, pavarësisht masave kufizuese anti-Covid gjatë vitit 2020.

Mesatarisht në vitin 2020 një banor i qarkut kontaktoi mjekun e familjes në shërbimin parësor 3.7 herë.

Të dytët për numrin e madh të vizitave ishin qytetarët e Gjirokastrës me 3.5 vizita për banorë.

Gjirokastra ka popullsinë më të plakur në vend e për rrjedhojë ka më shumë të sëmurë kronikë që kërkojnë shërbime më të shpeshta shëndetësore.

Më tej rendin banorët e Lezhës me 3.3 kontakte me mjekun e familjes gjatë vitit.

Në krahun tjetër banorët e Kukësit kishin numrin më të ulët të kontakteve me mjekun e familjes në rang vendi me vetëm 1,9 vizita për banorë më 2020 dhe më tej Durrësi me 2 vizita për banorë.

Gjatë vitit 2020, numri mesatar i kontakteve të popullsisë në shërbimin parësor në nivel vendi, është 2.6 kontakte për person.

Shërbimi i kujdesit shëndetësor parësor është pika e parë e kontaktit të popullsisë për zgjidhjen e problemeve shëndetësore.Institucionet bazë që ofrojnë këto shërbime janë poliklinikat dhe qendrat shëndetësore.

Por pandemia dhe frika nga infektimi ka bërë që shumë qytetarë të gjejnë mënyra të reja për të kontaktuar mjekun. Një prej tyre është edhe shërbimi TeleShëndet nga SIGAL UNIQA Group Austria.

Mjafton një celular dhe ju mund të komunikoni me mjekun 24 orë të ditës në 7 ditë të javës, atëherë kur ju e shihni të arsyeshme.

Nëpërmjet “Teleshëndet” ju mundësohen:

  • Telefonata Video dhe audio me një mjek të përgjithshëm 24/7 ditë të javës
  • Telefonata Video dhe audio me mjekë specialist, në ditë të caktuara për të cilat ju do të njoftoheni nga aplikacioni nëse e keni të shkarkuar në telefon atë;
  • Mundësinë për të lexuar artikuj në lidhje me shëndetin;
  • Qasje online dhe 24/7 në kartelën tuaj mjekësore. Gjatë telefonatave mjekët do të lënë komente mbi gjendjen mjekësore, ankesat dhe simptomat tuaja dhe rekomandimet e dhëna prej tyre, informacion ky I cili do ndihmojë që gjatë vizitave të ardhshme të keni një historic të gatshëm dhe në xhep, duke shmangur mbi të gjitha mbajtjen e letrave mjekëosre me vete;
  • Akses në kohë reale në kontaktet dhe adresën e klinikave dhe spitaleve me të cilat SIGAL UNIQA ka marrëveshje;
  • Në aplikacion do të keni mundësi të shkarkoni kartën tuaj të sigurimit të shëndetit, elektronikisht në cdo moment.
  • Në aplikacion do të keni mundësi të shikoni 24/7 procesin e rimbursimit për praktikën tuaj shëndetësore;

Përfitimet:

– Check up

– Vizitë te okulisti

– Vizitë te dentisti

– Dërgim ilaçesh në shtëpi

– Zbritje në rrjetin mjekësor SIGAL

– Mental coach, 1 seancë falas

 Si shkarkohet dhe si mund të blihet?

Futuni në “PlayStore” apo “App Store”. Shkarkoni aplikacionin “Teleshëndet”. Bëni regjistrimin duke vendosur të dhënat tuaja dhe më pas mund të komunikoni me mjekët tanë sa herë keni nevojë.

  • E përdorni brenda dhe jashtë Shqipërisë

Mund ta blini edhe fizikisht në çdo degë të SIGAL UNIQA në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

TeleShëndet, mere mjekun 24 orë me vete…

Lexo edhe“Në çdo kohë, në çdo vend e për çdo moshë”/ TeleShëndet, përse më shërben dhe pse e sygjeroj këtë shërbim

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat