13.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPolicia Rrugore nis kontrollin për gjendjen e gomave të makinave

Policia Rrugore nis kontrollin për gjendjen e gomave të makinave

Përmes aparaturave të posaçme, Policia Rrugore e Tiranës ka nisur kontrollet për gjendjen e gomave.

“Kemi pasur shumë raste që janë konstatuar mjetet në shkelje, sepse nuk ka qenë ky informacion më përpara. Thellësia e luleve të gomave për mjetet duhet të jetë 1,6 mm, për rimorkiot 1 mm dhe për motomjetet 0.5 mm”, thotë për Klan specialistja e qarkullimit rrugor Olta Lami.

Kontrolle të tilla po bëhen për të evituar aksidentet rrugore.

Pas thuajse një jave që nga nisja e këtij aksioni, rezulton se gomat e mjeteve të mëdha janë më problematike.

Për këto shkelje parashikohen gjoba.

“Për evidentimin e çdo rasti ku nuk plotësohen kërkesat teknike dhe funksionale të gomave për qarkullim merret një masë administrative nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë”.

Kontrollet janë fokusuar fillimisht në segmentet interurbane të Tiranës.

LEXO EDHE122 viktima në 9 muaj nga aksidentet rrugore/ Shqipëria dyfish më shumë vdekje se BE

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat