11.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPo vijnë spanjollë dhe francezë/ Nis mbarë sezoni në Sarandë, 90% e...

Po vijnë spanjollë dhe francezë/ Nis mbarë sezoni në Sarandë, 90% e hoteleve të prenotuara

Vera e këtij viti premton të thyejë rekord për sa i përket prezencës turistike në Sarandë.

Arben Çipa, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistik tregon se industria hoteliere në qytetin jugor është duke kaluar ditët më të mira.

Prezenca turistike aktualisht ka të bëjë me pushues që vijnë nga Europa Qendrore. Kemi pushues spanjollë dhe francezë, ka ndryshuar tipologjia e pushuesve në Sarandë. Ajo që vëmë re është se turistët preferojnë jo vetëm Sarandën por të gjithë jugun, Gjirokastrën, Beratin, Vlorën marrin mjete me qira dhe i vizitojnë”, thotë Çipa.

Në masë të madhe gjatë muajve korrik-gusht Saranda do të mirëpres turistët italianë. Kjo kategori turistësh është e pritur drejtë akomodimit në apartamente dhe frekuentimit të restoranteve.

LEXO EDHE: Gati për sezonin veror? Menaxheri i hotelit të njohur: Falë sigurimit në SIGAL UNIQA, ne punojmë të qetë ndërsa turistët pushojnë të sigurt

Ajo që mendoj se do të jetë qershia mbi tortë për Sarandën, sidomos për restorantet dhe apartamentet do të jenë italianët. Ka prenontime të konsiderueshme nga italianët, dhe është koha që ne i presim ata. Pavarësisht se këtë vit nuk u realizua linja Bari-Sarandë, italianët do të vijnë përmes Igumenicës ose përmes Vlorës e Durrësit. Prezenca e italianëve do të sjellë dinamikë, do të jetë ajo çfarë Saranda kërkon”, shprehet ai.

Për detin dhe jo vetëm, qindra mijëra pushues do të vizitojnë Sarandën këtë verë, në atë që industria turistike atje po e quan që tani sezoni i rekordeve.

LEXO EDHE: 7 faktorë që duhet t’i kushtojmë vëmendje kur zgjedhim një hotel për pushime

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat