17.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në aksin Korçë-Bilisht, humb jetën punonjësi i policisë

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, humb jetën punonjësi i policisë

Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Nevicisht ku një automjet është përplasur me një trajler.

Për pasojë ka humbur jetën shoferi i makinës tip veturë, 63-vjeçari, Ilir Duni. Ky i fundit mësohet se është punonjës policie.

Si pasojë e përplasjes së fortë, makina ku udhëtonte viktima ka marrë flakë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar zjarrin.

Për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur një grup hetimor, i cili po kryen verifikimet e nevojshme për zbulimin e shkakut të përplasjes.

LEXO EDHE: Në flakë prej 5 ditësh, as avionët nga Greqia nuk arrijnë të shuajnë zjarrin në Malin e Çikës

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat