13.5 C
Tirana
Wednesday, May 6, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSërish zjarr, sërish në Komunë të Parisit: Dy sigurimet që nuk do...

Sërish zjarr, sërish në Komunë të Parisit: Dy sigurimet që nuk do të lodhemi së i përsërituri

Zjarri në “Komunën e Parisit”… dhe pyetjet që nuk mund t’i shmangim më, por përkundrazi, duhet t’i bërtasim me të madhe:
ÇFARË PO NDODH?! KUSH DO TË PAGUAJË? A KANË SIGURIM?
Një tjetër zjarr në të njëjtën zonë në Tiranë. Një tjetër alarm për të gjithë ne.
Banesa në flakë, dëmton edhe dy banesat fqinje. Dëmi shumë milionësh.
Kur ngjarje të tilla përsëriten, nuk mund të flasim më vetëm për “rastësi”.
Lindin pyetje serioze mbi:
1. cilësinë e ndërtimit
2. materialet e përdorura
3. standardet e sigurisë në banesat ku jetojmë çdo ditë
Pasojat gjithmonë të njëjta: dëme të mëdha financiare, pasiguri për familjet, humbje që zerojnë kursimet e një jete.
Ajo që varet nga ne, është të mos mbetemi të pambrojtur.
Sot, më shumë se kurrë, është momenti të kuptojmë që:
1. Sigurimi i pronës si i vetmi shpëtim për të mos ia nisur nga zeroja apo borxhet
2. Sigurimi është një domosdoshmëri financiare për çdo familje
Dy sigurimet që duhen njohur patjetër 
A. Sigurimi i pronës
Ajo banesë, në atë zonë qendrore të Tiranës, mund të sigurohet për 7,500 ALL nga rreziku i zjarrit me limit mbulimi 15 milionë Lekë. Deri në 90% të vlerës së mbulimit, 15 milionë Lekë, dëmshpërblehen nga siguruesi për dëmet nga zjarri.
B. Sigurimi i përgjegjësisë ndaj fqinjit 
Për 0.15% të shumës që mbulon, fjala vjen për 3000 ALL, mbulon deri ne 20 mije euro dëme që aksidenti ne pronen tuaj shkakton te prona fqinje.
Ne rastin e djeshem, per vetem 3000 ALL, do te mbuloheshin te gjitha demet materiale qe u shkaktuan te dy banesat fqinje nga zjarri ne adresen e pare. Demet, sic dukeshin, te banesat fqinje per fatin e mire nuk i tejkalonin 20 mije euro.
Zjarri nuk pyet për cilësi ndërtimi, nuk pyet për zonë të shtrenjtë a të lirë, dhe nuk paralajmëron. Mbro atë që ke ndërtuar me vite, përpara se të jetë vonë.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat