20.5 C
Tirana
Thursday, July 7, 2022
spot_img
Faqe KryesoreKryesorePlaneti i parë jashtë galaktikës tonë, ja çfarë zbuluan astronomët

Planeti i parë jashtë galaktikës tonë, ja çfarë zbuluan astronomët

Astronomët kanë të dhëna që mund të çojnë në zbulimin e planetit të  parë që ndodhet jashtë galaktikës sonë. Gati 5,000 “ekzoplanetë”, që rrotullohen rreth yjeve përtej Diellit tonë,janë gjetur deri më tani, por të gjitha këto janë vendosur brenda galaktikës “Rruga e Qumështit”.

Planeti i mundshëm i madhësisë së Saturnit i zbuluar nga teleskopi me rreze X “Chandra” i NASA-s është në galaktikën Messier 51.  Ai ndodhet rreth 28 milionë vite dritë larg nga Rruga e Qumështit.

“Metoda që ne zhvilluam është e vetmja praktikë aktualisht e zbatueshme për të zbuluar sisteme planetare në galaktika të tjera,” tha Dr Di Stefano, nga Qendra Harvard-Smithsonian për Astrofizikën në Kembrixh.

Ky rezultat bazohet në tranzit, ku kalimi i një planeti përpara një ylli bllokon një pjesë të dritës së tij dhe krijon një reduktim të shkëlqimit që mund të zbulohet nga teleskopët. Dr Rosanne Di Stefano dhe kolegët përdorën këtë teknikë për të zbuluar kandidatin e ekzoplanetit në një sistem binar të quajtur M51-ULS-1.

“Më në fund, emetimi i madh i rrezeve X vjen nga një rajon i vogël që mund të bllokohet në mënyrë thelbësore ose totalisht nga një planet që kalon.

Studiuesit pranojnë se nevojiten më shumë të dhëna për të verifikuar interpretimin e tyre. Dr Di Stefano tha se gjenerata e re e teleskopëve optikë dhe infra të kuqe nuk do të jetë në gjendje të zbulojnë më shumë kështu që vëzhgimet në gjatësitë e valëve të rrezeve X ka të ngjarë të mbeten metoda kryesore për zbulimin e planetëve në galaktika të tjera.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat