16.5 C
Tirana
Friday, September 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërplaset në autostradë punonjësi i pastrimit të rrugëve, humb jetën në spital/...

Përplaset në autostradë punonjësi i pastrimit të rrugëve, humb jetën në spital/ Arrestohet shoferi

Një mjet ka përplasur ditën e djeshme një punonjës pastrami të rrugëve në autostradën Tiranë – Durrës.

51-vjeçari u dërgua në spital, por sot ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve të marra.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Y., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, pasi automjeti që drejtohej nga 29-vjeçari, ditën e djeshme, përplasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasin Sh. A., 51 vjeç, banues në Tiranë (punonjës për pastrimin e rrugëve). Për shkak të dëmtimeve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme, në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHETë dehur në timon/ Droga dhe alkooli, shkak për aksidente. Kujdes!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat