14.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërplasen dy makina në Kukës, 3 të lënduar/ Policia arreston njërin prej...

Përplasen dy makina në Kukës, 3 të lënduar/ Policia arreston njërin prej shoferëve

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në fshatin Tregtan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin tip “Volkswagen”, në fshatin Vranisht, ka përplasur një automjet tjetër tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. K.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi M. M., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Gjithashtu, janë dëmtuar lehtë pasagjerët e automjetit me drejtues shtetasin A. K., shtetasja R. K. dhe një 16-vjeçar, të cilët pasi kanë marrë mjekim, janë larguar në banesë.

LEXO EDHE: Sigurimi i Përgjegjësisë për palët e treta/ Çfarë duhet të dimë si drejtues automjetesh…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat