14.5 C
Tirana
Tuesday, March 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO - I vetmi i këtij lloji në Shqipëri dhe rajon/ Si...

FOTO – I vetmi i këtij lloji në Shqipëri dhe rajon/ Si të vizitoni Muzeun e Sigurimeve “SIGAL UNIQA”

SIGAL UNIQA Group Austria nuk është thjesht një kompani sigurimesh, që kryeson tregun në Shqipëri prej 24 vjetësh tashmë.

Duke i dhënë një rëndësi të veçantë përgjegjësisë sociale, kulturës, arsimimit dhe kontributit në komunitet, SIGAL UNIQA ka në strukturën e saj, në Drejtorinë e Përgjithshme, edhe Muzeun e Sigurimeve.

Unik në llojin e saj në Shqipëri dhe rajon, Muzeu i Sigurimeve “SIGAL UNIQA” tregon historikun e tregut privat të sigurimeve dhe zhvillimin e tij përgjatë viteve.

Muzeu mbart në ambjentet e tij materiale origjinale që tregojnë ecurinë ndër vite të industrisë së sigurimeve si dhe fotografi nga momente që kanë shenjuar këtë rrugëtim, që nis prej 22 Shkurtit 1999 kur edhe u themelua kompania e parë private e sigurimeve në Shqipëri.

LEXO EDHE: Dokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve

Ky është trofeu për punonjësit më të mirë dhuruar në darkën e fundvitit 2006 pjesë e Muzeut të Sigurimeve të SIGAL UNIQA.

Një ndër makinat e para të shkrimit për lëshimin e policave të sigurimit në SIGAL UNIQA Group AUSTRIA

Muzeu i Sigurimeve “SIGAL UNIQA” është vizituar edhe nga turistë të huaj.

Një prej tyre ka qenë edhe Gilberti nga Utrecht i Holandës, me profesion inxhinier civil, i cili mbeti i mahnitur nga Muzeu dhe historiku i SIGAL UNIQA Group Austria.

Muzeu mund të vizitohet pa pagesë, nga e hëna deri të premten, nga grupe prej 5-10 personash.

Për të rezervuar vizitën, shkruani në: [email protected]
Ose mund ta vizitoni ONLINE në: https://sigal.com.al/rreth-nesh/muzeu-i-sigurimeve/
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat