14.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërjashtimi nga pagesa e TVSH e makinave elektrike/ Në rritje trendi i...

Përjashtimi nga pagesa e TVSH e makinave elektrike/ Në rritje trendi i importit dhe kërkesës për këto subjekte

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Shqiptare, në zbatim të direktivave europiane, ka qenë e para ndër administratat doganore të rajonit që ka përqafuar qasjen ambientaliste lidhur me lehtësitë fiskale  për autoveturat e reja elektrike.

Për këtë arsye që në vitin 2020 është hequr pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në doganë për importin e autoveturave elektrike të reja.

Referuar statistikave të viteve të fundit të importeve, vërejmë një rritje të trendit të importit dhe kërkesës për këto subjekte.
Megjithëse viti 2020 ishte një vit pandemik sërish janë importuar rreth 215 autovetura elektrike të reja, 309 në 2021 dhe pritet që për 2022 ky numër të kalojë mbi 500.
VITI        COPE      TVSH E PËRJASHTUAR
2020       215        117,424,961 lekë
2021       309        169,556,531 lekë
2022       19          13,203,922 lekë
Total       543        300,185,414 lekë
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat