16.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërfshihet nga flakët qendra tregtare në Durrës/ Pse nuk duhet anashkaluar Sigurimi...

Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Durrës/ Pse nuk duhet anashkaluar Sigurimi i biznesit tuaj

Një qendër tregtare në qytetin e Durrësit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Pavarësisht se në momentin e zjarrit qendra ka qenë e populluar me njerëz këta të fundit kanë dalë në kohë jashtë godine.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Sigurimi i biznesit është tepër i rëndesishëm.

Mos ecni me idenë se “mua nuk më ndodh” gjë pasi, në rast dëmi dhe nëse nuk jeni të siguruar, mund të përballeni me rrezikun që të paguani nga xhepi dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj.

Në këtë rast polica e sigurimit ju vjen në ndihmë duke ju shpëtuar nga rreziku i falimentimit.

Disa nga policat më të rëndësishme të sigurimit për bizneset

1- Sigurimi i pronës

Sigurimi i pronës së biznesit, i njohur gjithashtu si sigurimi i pronës komerciale, mbron pronat e një kompanie dhe asetet fizike kundër dëmtimit për shkak të zjarrit, apo rreziqeve të tjera si tërmeti, përmbytja, vjedhja, etj.

Ky lloj sigurimi ndihmon biznesin në minimizimin e dëmit financiar, duke mbuluar kostot e riparimerve, apo të zëvendësimit të aseteve.

2- Sigurimi i përgjegjësisë

Çdo biznes duhet të jetë i pajisur me policën e sigurimit të përgjegjësisë. Kjo policë ofron mbrojtje ndaj incidenteve të palëve të treta, si lëndime trupore, apo dëmtime të pronës, të cilat mund të çojnë në ngritje padish dhe të kenë pasoja financiare të rënda.

Sigurimi i përgjegjësisë mbulon shpenzimet tuaja në rast kur ju duhet të dëmshpërbleni, të paguani për kujdesin mjekësor, apo për shpenzimet ligjore në rast padish.

3- Sigurimi nga aksidentet për punonjësit

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit ju mbron nga paditë ose pretendimet që rezultojnë nga dëmtimet e punonjësve.

Një policë e tillë sigurimi mbulon dëmshpërblimet për paaftësim, dëmshpërblimet në rast vdekjeje aksidentale, si dhe shpenzimet mjekësore për punonjësit e aksidentuar.

LEXO EDHEPagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës

Çdo biznes, i vogël apo i madh qoftë, duhet të ketë siguracionet e nevojshme për të përballuar situata të tilla, të vështira dhe të kushtueshme.

Mos e anashkaloni Sigurimin për biznesin tuaj.

Merrni një ofertë tani, duke shkruar në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat