15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërfshihet nga flakët natën pallati në Tiranë, si të ndihesh i sigurtë...

Përfshihet nga flakët natën pallati në Tiranë, si të ndihesh i sigurtë me vetëm një klik

Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Freskut në Tiranë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se zjarri ka rënë në katin e katërt të një pallati, të marrë me qira nga shtetësja E. D. Si pasojë e flakëve, ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Aksidente të tilla që vendosin në rrezik jetën e banorëve, por edhe shkatërrojnë të gjitha kursimet e jetës në një moment pakujdesie po shpeshtohen shumë kohët e fundit.
E nevojshme me urgjencë është të jesh i sigurtë për gjithçka ndodh rreth teje, të jesh i sigurtë për jetën tënde, për familjarët e tu, për pronën tuaj.

Lexo edhe: Të humbasësh pasurinë e një jete vetëm për 1 euro m²?! Pse nevojitet Sigurimi nga Zjarri dhe ç’ofron SIGAL UNIQA

Por a e dini se diçka të tillë e bëni me një klik? Nuk keni informacion për këtë fakt?
Më poshtë do të gjeni një sqarim të hollësishëm për të gjithë këtë proces se si të jeni shumë të qetë në çdo rast aksidental që ju rrezikon seriozisht ju.

ÇFARË ËSHTË SIGURIMI NGA ZJARRI?

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.

Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:

  • Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
  • Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
  • Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
  • Zjarri i ardhur nga fqinji.

Siguruesi mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.

Çdo strukturë që ka një çertifikatë pronësie mund të mbulohet në sigurim.

Si funksionon sigurimi nga zjarri?

Në rast zjarri në pronën tuaj, ju duhet të dorëzoni një kërkesë për dëmshpërblim me kompaninë e sigurimit. Sigurohuni që të fotografoni të gjithë pasurinë e dëmtuar për të dokumentuar çdo gjë lidhur me dëmin e pësuar. Kompania do të dërgojë një vlerësues dëmi në shtëpinë tuaj për të vlerësuar dëmin. Verifikoni identitetin e tyre kur ata të mbërrijnë, duke qenë se, mashtrimet nuk janë të pazakonshme dhe ta shoqëroni vlerësuesin e dëmeve nëpër pronën tuaj për t’u siguruar që ata të shikojnë dhe regjistrojnë çdo gjë. Kur të merrni vlerësimin nga siguruesi, kujdesuni që të rishikoni çdo gjë dhe të krahasoni policën tuaj për t’u siguruar që të merrni mbulimin për të cilin keni paguar.

Sigurimi nga zjarri për bizneset 

Kjo përfshin dëmtimin ndaj ndërtesës së biznesit tuaj, strukturave të bashkuara apo të ndara/shkëputura, pajisjet e zyrës, makineritë dhe inventarin. Shumica e policave të sigurimit të bizneseve do të paguajnë gjithashtu për shpenzime operacionale shtesë nëse ju duhet të zëvendesoni operacionet e biznesit tuaj në një vendndodhje të përkohshme. Pra mund te ofrohet edhe mbulim shtese nga Ndërprerja e biznesit.

A kam nevojë për sigurimin nga zjarri?

Shtëpia juaj është një nga investimet më të rëndësishme, dhe sigurimi i shtëpisë (duke përfshirë sigurimin nga zjarri) ju mbron nga një shkatërrim financiar.

Nëse ju nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë tuaj dhe zëvendësimin e humbjes së tyre nga vet xhepi juaj, sigurimi i shtëpisë është një domosdoshmëri.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat