16.5 C
Tirana
Thursday, May 9, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërdorimi i rakisë dhe i urinës tek sytë/ Mjekimet popullore që NUK...

Përdorimi i rakisë dhe i urinës tek sytë/ Mjekimet popullore që NUK duhen përdorur

E ftuar në “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, okulistja Nora Burda ka folur në lidhje me infeksionet e syve dhe mjekimet popullore.

Për këtë të fundit, ajo tregon disa nga rastet ku njerëzit kanë përdorur hudhër, raki, por edhe urinë për të mjekuar sytë.

Sipas saj, përdorimi i tyre është i dëmshëm, pasi mund të djegin xhamin e syrit, për shkak të aciditetit.

Aldo: Cili është momenti që duhet shkuar tek okulisti? Se disa gjëra i di the halla për shembull.

Nora Burda: Këta i bëjnë me hudhër, me kamomil.

Aldo: Hudhër?

Nora Burda: Po more, hudhër. S’ke dëgjuar? Me raki.

Aldo: Me raki në sy?!

Nora Burda: Me raki në sy. “Hodha një çikë raki në sy”, tha gjyshi, “se më digjnin sytë”.

Aldo: Vërtet me raki?

Nora Burda: Me çfarë nuk i bëjnë. Patate, karota, qepë, hudhra…

Aldo: Hudhra?

Nora Burda: “E marr hudhrën”, thotë, “e shtrydha në sy, se më digjnin sytë”. “E ke përvëluar xhamin e syrit”, i thashë, “o gjysh çfarë bën”.

Aldo: As në filmat horror s’i kam parë këto.

Nora Burda: I përdorin, i përdorin. Kamomilin po e po njëherë. Qumësht gjiri, se as këtë s’e dije ti, që të shërohen inflamacionet e syrit me qumësht gjiri. Mjekësi popullore.

Aldo: Ej, do të të them ç’kam dëgjuar një tjetër? Çiçin e fëmijës së vogël.

Nora Burda: E mirë, se nuk desha ta thosha.

Aldo: E kam dëgjuar të betohem.

Nora Burda: Ore të rriturit, të rriturit. Kështu më ka thënë një pacient: “Doktoresha bëra çiçin dhe mjekova sytë se më bën shumë mirë”. “Mbase është i mirë për veshka o burrë”, i thashë, “e ke ngatërruar”. “Por nuk është e mirë për sytë”, i thashë, “sepse ka aciditet. Ti më djeg xhamin e syrit”. Por që përgjithësisht, merren me këto gjëra, nuk është se nuk merren.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat