9.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPër herë të parë në 12 vite, Apple rrëzon nga “froni” Samsung-un

Për herë të parë në 12 vite, Apple rrëzon nga “froni” Samsung-un

“Apple” ka rrëzuar “Samsungun” nga vendi i parë, përsa i përket tregut global të smartphonëve për herë të parë në 12 vite, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas të dhënave nga International Data Corporation, gjiganti “Apple” kishte më shumë se 1/5-ën e celularëve të shitur nga kompania në mbarë botën.

Më pas renditet “Samsung”, “Xiaomi”, “OPPO” dhe “Transsion pas” për shitjen e telefonave celularë për vitin që lamë pas.

International Data Corporation raporton se pothuajse 1.2 miliardë telefona inteligjentë (smartphone) u shitën vitin e kaluar, një rënie prej më shumë se 3% në krahasim me 2022-shin.

Kjo konsiderohet shifra më e ulët e shitur në një dekadë, ndërkohë që shumë konsumatorë po përballen me sfidat ekonomike dhe normat e larta të interesit. Referuar parashikimeve të ekspertëve, tregu do të rimëkëmbet këtë vit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat