16.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShpenzimet shëndetësore varen nga ndryshimet klimatike/ Zgjidhja që jep Bill Gates

Shpenzimet shëndetësore varen nga ndryshimet klimatike/ Zgjidhja që jep Bill Gates

Bill Gates beson se çelësi për të luftuar ndryshimet klimatike është përmirësimi i aksesit në kujdesin shëndetësor në vendet në zhvillim, një zonë që filantropisti miliarder shqetësohet se qeveritë po e neglizhojnë.

Sipas tij, shëndeti global është larguar pak nga radari aktualisht.

Gates shton se “nëse duam të kujdesemi për ndikimet klimatike në dhjetë vitet e ardhshme, kur paratë do të jenë të pakta, atëherë shpenzimet shëndetësore duhet të rriten, jo të ulen”.

LEXO EDHE: Raporti Global 2024: 10 rreziqet më të mëdha që kërcënojnë botën

Fondacioni “Bill & Melinda Gates” njoftoi planet për të shpenzuar 8.6 miliardë dollarë në programet e teknologjisë dhe kujdesit shëndetësor në vitin 2024. Ky është buxheti më i madh i organizatës jofitimprurëse ndonjëherë dhe përfshin përpjekjet për të zhvilluar vaksina të reja dhe furnizime të lira për zvogëlojnë vdekjet nga malaria dhe poliomieliti.

Gates u bëri thirrje vendeve që të përdorin 0.7% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për ndihmë.

Sipas tij shpenzimet për shëndetin nuk kanë vetëm përfitime humanitare, por përkthehen në përfitime ekonomike dhe mjedisore. Kjo sepse në një moment që ndërtohet një botë më e shëndetshme, atëherë rritja e popullsisë arrin një gjendje të qëndrueshme.

LEXO EDHE: Si po e sëmurin botën ndryshimet klimatike

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat