13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPensionet private/ Numri i anëtarëve u rrit me 8.2% gjatë 2021, Fondi...

Pensionet private/ Numri i anëtarëve u rrit me 8.2% gjatë 2021, Fondi SIGAL në krye

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve private u rrit me 8.2% vitin e kaluar.

Të dhënat e nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se numri total i anëtarëve arriti në 33 571.

Gjatë vitit 2021, këtyre fondeve iu janë shtuar rreth 2600 kontribuues. Numri i anëtarëve në dekadën e fundit është rritur me afërsisht katër herë, por kjo rritja ka ardhur nga një bazë e ulët dhe ky treg ngelet ende në një stad fillestar të zhvillimit.

Aktualisht, numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat është sa 2.6% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend (bazuar në Anketën e Forcave të Punës së INSTAT).

Anëtarët në fondet e pensioneve private deri tani ndahen në dy grupe kryesore: kontribuues individualë dhe anëtarë të skemave profesionale të sigurimit, të ngritura nga punëdhënësit dhe që financohen pjesërisht apo plotësisht prej tyre, në formën e përfitimeve për punonjësit.

Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të vitit 2021 arriti në 4.58 miliardë lekë ose rreth 38 milionë euro, në rritje me 27.2% krahasuar me një vit më parë.

Lexo edhe: Raporti 2021/ Lider me 45% të tregut, shqiptarët i besojnë pensionin privat Fondit SIGAL

Tregu i pensioneve private në Shqipëri ka nisur zhvillimin e mirëfilltë afërsisht një dekadë më parë, pas hyrjes së investitorëve me përvojë nga tregu bankar dhe ai i sigurimeve. Në treg aktualisht veprojnë katër fonde të pensioneve private.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh vijon të jetë Sigal Pension me 44.6% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension me 29.4%, Raiffeisen Pension me 22.7% dhe Albsig Pension me 3.3%.

Në fund të vitit të kaluar, AMF hodhi për konsultim një projektligj të ri, që synon t’i bëjë investimet për një pension privat në pleqëri më tërheqëse dhe t’i japë shtysë rritjes së këtij tregu.

AMF propozon rritjen e përjashtimit nga taksat si për kontributet e punëmarrësve, ashtu edhe për ato të punëdhënësve, ndërsa kërkon që pensionet të mos tatohen as në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi.

Aktualisht kufiri maksimal për lehtësitë tatimore mbi kontribut, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.

Sipas projektligjit të propozuar nga AMF, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor do të rritej deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që sot do të nënkuptonte një shumë kontributesh prej 30 mijë lekësh në muaj.

Projektligji i përgatitur nga AMF sjell për herë të parë edhe një formë të re të fondit privat të pensionit, atij me pjesëmarrje të mbyllur. Ky fond është i ngjashëm me skemat profesionale të pensioneve që aplikohen aktualisht nga disa kompani), por ndryshimi është se në fondet e mbyllura pjesëmarrja është ligjërisht është e kufizuar vetëm për të punësuarit apo anëtarët e subjekteve të mësipërme.

Lexo edhe: Pensionet private/ Ponari: Kolona e dytë e detyrueshme do të ndihmonte zhvillimin e një kolone të tretë

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat