16.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPas naftës shtrenjtohet dhe gazi, arrin çmimin rekord

Pas naftës shtrenjtohet dhe gazi, arrin çmimin rekord

Çmimet e naftës dhe gazit ishin më të larta mëngjesin e të shtunës, pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës.

Çmimi i ri i naftës është me pakicë është 245 lekë, nga 233 lekë që ishte një ditë më parë.

Ndërsa në bursa nafta luhatet në rreth 120 dollarë për fuçi.

Për benzinën, çmimi i pakicës është 218 lekë, njësoj me vendimin e fundit.

Rritje të ndjeshme ka shënuar çmimi i gazit që po tregtohet sot me 110 lekë për litër, një nivel rekord ky, nga 93 lekë që ishte në rishikimin e fundit.

Operatorët e tregut pohojnë se ka pasur një ndryshim në formulën se si Bordi e llogarit çmimin e karburanteve.

Operatorëve u njihen shpenzimet fikse operacionale, pas kostos së blerjes së mallit, të provuara me dokumente, por pa asnjë marzh fitimi. Kosto shtesë e njohur është rreth 15 lekë për litër.

Sipas INSTAT në vend rreth 75% e automjeteve janë me naftë, pjesa tjetër me benzinë dhe gaz.

LEXO EDHE: Më lirë dhe më mirë/ Toyota Hybrid, zgjedhja e duhur në këtë kohë krize

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat